Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani
Me kohë është ditur se sherrin ka për t´ia parë Kosova, sepse nuk është
zgjedhur me votën e lirë të popullit, por me pazare të nëntokës
kriminale
Nga anët tona në Zhur të krahinës së Lumës thuhet:"Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë"
Dalëngadalë
le të bëhen gati funksionarët e lartë të kësaj bande kuislingësh, se
kush ka robot në shtëpi, kush
nuk punoi kurrë, nganjëherë punonte në hekurishte dhe u bë milioner,
kush i vodhi shqiptarët kinse u kidnapuan në Bullgari dhe kërkonte
200.000 dollarë amerikanë. I kujt djalë studion në Amerikë. Ne cilën
xhami në WATERBURY(CONNECTICUT), Amerikë, mblodhi para,
ky funksionar i lart i Kuvendit të Kosovës. Kush ishin personat që afro
200.000 dollarë i përcollën në aeroportin JON F. KENNEDY...? Atje ka
mbërritur RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI DHE KA BËRË FOTOGRAFI TE XHAMIA
STRUGANE, NË DERË TË SAJ SHQIPONJA E ZEZË... Ne
nuk ngutemi dhe nuk shkelim në dërrasë të kalbur
* Nga themelimi Kosovën e futi në krizë dhe rrugë pa krye, duke
mashtruar popullin, duke tradhtuar kombin, duke shitur dhe duke rrudhur
tokën e Kosovës, solli "Zajednicën" në zemër të vendit që u përhap
metastazë kancorogjene
*Korrupsioni, vjedhja, fukarallëku që ka prekur vendin mish e asht,
bandat kriminale, klanet mafioze, prostitucioni i sjellë nga kapot e
këtyre banditëve, lulëzon droga, vjedhje në dogana nga banda "DEVOLLI"
dhe kryebanditi, spiuni i Jovica Stanishiqit, Baton
Haxhiu, hajn i pangopur, nën hetime për dallavere edhe në spital...
Kësaj
radhe shkrimin po e nisi me një thënie të popullit: "Koha e mirë shihet
në mëngjes". Prandaj po them se
me ditën që është zgjedhur Qeveria e Kosovës, me pazare të kanaleve
kriminale të nëntokës dhe jo me votën e lirë të popullit, mbi qiellin e
vendit të Kosovës martire, që derdhi gjakun lumë për liri, frynte në
tymnajë dhe zezënajë, që do të drejtohej nga ata
qe deri dje jo vetëm që i kanë shërbyer me mish e me shpirt gjakësorëve
të Drazh Mihajlit, ata që kanë duartrokitur për vrasje të shqiptarëve
si armiq, duke bërë gosti në hotelin internacional "Jugosllavia" në
Beograd, udbashë që kanë vrarë shumë shqiptarë
prapa kurrizit me sakicë e hanxhar dhe pastaj i kanë humbur pa shenjë e
pa dok (kam publikuar me emër dhe mbiemër dhe bile edhe me fotografi,
dekorimin nga Borisav Joviqi, kryetar i Kryesisë të asaj kohe të
Serbosllavisë), nga ata që nëpër dhomat e OZN-as,
KOS-it, UDB-ës, kanë shëtitur sikur nëpër dhomat e tyre, nga titistët
që kanë dënuar pa të drejtë shqiptarët me etiketime të pamerituara, si:
"Nacionalist, separatist, shovinist...." dhe këta sot e kësaj dite
serbianët i marrin si biçim se sa besnikë kanë
qenë për Serbosllavinë. Po e RIPËRSËRIS SE TITISTËT GRUAN E SHTRATIT IA
JEPNIN SERBOMDHENJVE DHE RRAHNIN GJOKS SE DO TA RUAJNË
VËLLAZËRIM-BASHKIMIN ME SERBËT E KARAGJORGJEVIQVE, SVETI SAVËS, CAR
DUSHANËVE DHE DRAZH MIHAJLIT SI DRITËN E SYVE DHE DO TË LUFTOJNË
KUNDËR SHQIPARËVE!
Patriotizmi
nuk lind nga gjaku i vojvodëve dhe zhuganëve
Vetëm
pyeteni një titist a ishte kështu dhe menjëherë shikoni në surrat se si
reagojnë. Pra, në krye të Qeverise
u vunë ata që ishin lidhur nga Serbosllavia dhe jo nga kombi, gjuha dhe
flamuri ynë. Simbolet kombëtare shqiptare për këtë soj e sojsëz ishte
halë në sy dhe i binin kambanave të mortit dhe dëgjonin edhe
frymëmarrjen e atdhetarëve që me kohë kishin nisur vallen
e lirisë.
Patriotizmi nuk lind nga gjaku i vojvodëve dhe zhuganëve, por
patriotizmi lind dhe duhesh te jesh mekur nga kraharori dhe gjiri i
nënës që ta ka dhënë tamblin...
Shih për këtë, titistët, udbashët, spiunët dhe disa
kalemxhinj shqipfolës janë vënë me pëlqimin e Serbosllavisë në krye te
Qeverisë së Kosovës, por nga populli quhet QEVERI KUISLINGE, e përbërë
nga bandë kusarësh. Bile, është për të çuditur se si mund të marrin
këta guximin të përmendin KOSOVËN, BILE EDHE SHQIPËRINË E ZËNË N´GOJË,
DUKE MENDUAR SE NUK I NJEH POPULLI KËTA DILINXHI, ZAGARË DHE LANGONJ TË
SERBOSLLAVISË. Këta janë të pacipë, të paturpë, janë jashtëqitja e
kombit dhe disa kanale televizive që janë në shërbim
të shejtanit ju japin hapësirë këtyre langonjve të lehin. A jeni në
terezi more zuzarë!? Po populli ju njeh si parën e kuqe.
Bashkimi
i dy bandave në qeveri
Kjo qeveri jo e natyrshme u formua nga dy banda të kundërta gjithmonë
sipas tyre që para zgjedhjeve, në fushatën parazgjedhore, jo shumë larg,
shanin në rrënjë e në degë, në nënë e në babë, në gra shtrati e kaptyll
djepi, si hajna, tradhtarë, spiunë, kriminelë...
dhe këta u bënë bashkë.
Banditët u bënë miliarderë duke ia kaluar edhe sheikëve të Dubait. I
njoh nga pragu, se ne cilin vend ka qenë azilant, ne cilën rrugë, kanë
qenë dembelë, që asnjë metelik nuk e kanë fituar me djersën e ballit,
kanë marrë ndihma sociale dhe kah u bënë këta zagarë
pas luftës miliarderë? Ja njoh pragun se nuk kishin"sofrabez" për t´i
mbuluar këmbët nga troshat dhe gjiza, vello për nuse në komshi kanë
marrë, në kalë dhe magar kanë pasur pasuri, me opinga kanë ardhur ne
shehër, tani ndoshta ata i thonë qytet, kanë pasur
një veturë "Lada", që derën e mbyllte me shkelm...
Ish-jugosllavët po e drejtojnë Kosovën, banditë të dëshmuar
antikombëtarë që kanë diferencuar intelektualët shqiptarë si armiq që po
e duan Shqipërinë, kanë maltretuar nëpër dhoma të UDB-ës, kanë vrarë
shqiptarët rrugëve për interesa serbiane, ishin pesë shqipfolës
dhe një serb dhe për serbin te gjithë flisnin serbisht, qenin plak Tito
e mbanin të ngulur nëpër dhoma me baski (gozhdë 16-she), për të mos
rënë në tokë, kishin urdhëruar nuset që çdo ditë të pastrohet dhe te
PUTHET NË BUZË satrapi dhe kurvari Tito...
Dhe kësaj bande kusarësh, zagarësh, langonjsh e zuzarësh, KOSOVA PO IA
SHEH SHERRIN E MOS QOFSHIN DHE DRITË TË BARDHA MOS PAFSHIN!
Kjo bandë kuislingësh na shitën pjesë të vendit, nipave të kral
Nikollës, duke e rrudhur Kosovën për interesa të tyre personale, si
dikur Esat Pashë Toptani, sollën "ZAJEDNICËN" në zemër të Kosovës dhe në
pikë të diellit këndojnë këngë çetnike, hynë kriminelët
si në mallin e babës dhe banda kuislinge jo vetëm nuk guxon t´i hapë
gojën, por edhe rojë nderi ju bënë. Pra, nuk thuhet kot:"QENI I KEQ TA
BJEN UJKUN NË TORISHTË".
Kaq për sot nga unë,RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, DORA VETË. Për të gjitha që shkruaj mbaj përgjegjësi morale dhe penale.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *