Ky
ishte amaneti i shovinistit përbindësh ndaj shqiptarëve, gjeneralit
kolaboracionist Napoleon Zervës. Në pragvdekjen e tij, antishqiptari i
tërbuar thotë: “Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym,
blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në
furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë... burra të varur,
shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene.
Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.
Zerva dhe gjeneralet e tjerë ishin lëshuar si bisha mbi shqiptarët çamë të pambrojtur. Si qeverite kolaboracioniste, edhe ato që vazhduan pas ikjes së gjeneralëve, po me ata ministra e gjeneralë, pjella të ortodoksisë shovene, kishin marrë urdhër që popullsia çame prej 30-35 mijë banorësh ta asgjësonin plotësisht .
Ndër përfaqësuesit e aleatëve, koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat britanik , deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, që une drejtoja, Zerva dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”.
Genocidi i egër grek nisi me 27 qershor l944. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara... popullsia e Parathimisë u kap në befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtëse. Barbarët e Zervës hynë natën në qytet dhe vranë 673 burra, gra, fëmijë, në Filat l286, në Igumenicë l92, në Pargë 620. Kriminelët Zervistë rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra. Qindra fshatra të tjerë u shkretuan. Pronarëve të bagëtive ju grabiten l20 mijë dhen, 24 mijë një thundrakë, l8 mijë kuaj. Nga hambaret e fshatarëve të pasur çame u rrembyen 250 mijë kv grurë etj...
Pas grabitjes dhe genocidit, misionit aleat sikur i “erdhi keq” për tragjedinë mbi shqiptarët çamë. Dhe, kjo “keqardhje” u ndez, kur çamët nga mosha 15-70 vjeç, të ngelur aty-këtu, kapeshin nga greku dhe internoheshin në ishujt e Egjeut dhe i masakronin. Kur shefi i misionit amerikan në Shqiperi, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit, kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe, praktikisht e pastruan ate nga shqiptarët çamë !”.
Përveç dëbimit nga vatrat e të parëve, ajo do shkundte nga themeli edhe kulturën çame, do mohonte edhe historinë, besimin fetar mysliman. Dhe menjëherë u dha urdhri për djegien e 102 xhamive, 28 teqeve, mijëra tyrbeve dhe vakëfeve. Kur u siguruan se ishte dëbuar edhe këmba e fundit e çamëve, barbaria helene do nxirrte ligjin absurd. Sipas këtij ligji, çamët nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndanë kolonëve. Ndërsa ndaj çamëve të mbetur në Greqi, si ata ortodoksë e myslimanë, ligji antinjerezor i 1945 ua mohonte identitetin kombëtar shqiptar. Nga shqiptar që ishin, do ktheheshin në grek dhe “pranonin” kombësine helene.
Greqisë i duhej me domosdo të ndryshonte përbërjen demografike të krahinave çame veri-përëndim, sepse u trembej shumë arvanitasve dhe shumë çamëve të mbetur ose të kthyer në ortodoksë dhe “grekë” me forcë.
Ardhja e shqiptarëve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve.
Shqiptarët çamë, që i shpëtuan barbarisë greke, më të shumtët erdhën në truallin amë. Shqiptarët hapen shtëpitë për viktimat e barbarisë greke . U hapën edhe dyert e shkollave për fëmijët e jetim. Për t’u njohur padrejtësia e madhe, krerët çamë dhe qeveritë, përfshi edhe ate shqiptare, paditën barbarinë greke dhe iu bë e njohur edhe organizmave ndërkombëtare. Padrejtësia ndaj çamëve u shtrua edhe në Konferencën e Paqes në Paris, me 1946. Por nuk u arrit që të pranohej krimi i madh njerëzor: gjenocidi grek mbi popullsinë çame. Doli që shumë nga shtetet mike të Greqisë, të cilat i kishin rrëmbyer me forcë mbi 23 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë dhe ia kishin dhënë grekut, në fillim u hoqën sikur u pëlciste zemra nga dhimbja për çamët martirë dhe, për të mos u shfaqur si organizator , ideator ,financues e mbrojtës të hapur të padrejtësive dhe krimeve makabre , që kishte bërë greku ; e ngritën dorën dhe thanë me gjysmë zëri: “Çamët e përzënë të kthehen në vendin e tyre!”. Po kjo ishte vetëm demagogji. Që çamët të ktheheshin në trojet e të parëve, që t’u kthehej pasuria e grabitur, do të thoshte të paditej mikja e tyre për krimet barbare. Të pranonte egërsinë që kish shfaqur dhe të përgjigjej për gati 3000 të masakruarit, dëmet e shkaktuar, rrëmbimet e pallogaritura. Po qysh të nesërmen e konferencës u pa demagogjia politike europiane .
Shtetet e mëdha që ngritën dorën, harruan ç’thanë, sepse ata nuk këmbengulen të zbatohej vendimi që morën dhe të përbuzej gënjeshtra e kolaboracionistëve helenë që akuzonin çamët si të tillë.
Megjithëse Konferenca e Parisit dështoi dhe iu shmang dënimit të padrejtësisë greke, çamët nuk i hodhën armët, për të gjetur përkrahës dhe për ta ndërkombëtarizuar tragjedinë e luajtur mbi ta. Ata s’e kishin humbur shpresën për t’u rikthyer në pragjet e të parëve.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *