Ajo që NATO ka paralajmëruar kohët e
fundit për rrezikun që u kanoset avionëve rusë që operojnë në afërsi të
kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, duket se ka ndodhur.
Raportime ende të pakonfirmuara
thonë se forcat ushtarake turke kanë rrëzuar një avion rus që kishte
shkelur me disa kilometra hapësirën ajrore turke.
Mediat
ndërkombëtare thonë se banorët lokalë kanë dëgjuar një shpërthim të
fuqishëm në Huraytan, në veri të Sirisë ku më pas kanë fluturuar tre
avionë rusë.
Lajmi po përhapet me shpejtësi nëpër rrjetet
sociale, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, si nga Ankaraja ashtu
edhe nga Moska.
Avionët rusë kanë shkelur të paktën dy herë
hapësirën ajrore turke dhe në të parën, Moska ka argumentuar këtë si një
gabim njerëzor në koordinim.
Këto raportime mbërrijnë në një
moment kur tensionet në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë
pësuar një përshkallëzim të ri pas vendimit të Moskës për t’u përfshirë
ushtarakisht në Siri.
Rusia thotë se objektivat e ushtrisë së saj
në Siri janë të njëjtat me ato amerikane dhe të koalicionit anti-ISIS,
por Uashingtonit dhe vendet e Bashkimit Europian akuzojnë Moskën se po
bombardon pa dallim, përfshirë këtu edhe opozitën e armatosur nga
Perëndimi.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *