Nga: Naim Miftari
“Të ja lësh fatin e Kosovës në dorë të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e deri diku edhe Lutfi Hazirit, është si me ja lënë fatin tonë me vendos vetë Beogradi, ose me ja lanë për të vendosur dhëndurët Serb. Është koha të mos lejohen të thellohen gabimet sepse Kosova ka bërë shumë gabime dhe lëshime për karshi Serbisë dhe ndërkombëtarëve pasi spektri politik. Shumica janë të korruptuar dhe me dosje tw UDB-së, dhe nuk guxojnë të thonë në asnjë opsion “NE” ose NOUU”, thotë Naim Miftari.
Derisa presioni ndërkombëtar, për fillimin e dialogut me Serbinë po rritet, zyrtarët e shtetit serb po shpërfaqin ambicie maksimaliste për të bërë pazare eventuale me territore në raport me Kosovën duke mos u kënaqur me shkëmbimin e ndonjë fshati ose komune dhe për kompensim bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuqiq nuk po i mjaftojnë 17 fshatra të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës' sikur që kishte propozuar ditë më parë në një intervistë për medie, nënkryetari I LDK-së dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Aleksandër Vuçiqi, duke e marr me rezervë këtë propozim ka thënë se do të interesohet nëse një gjë e tillë i ofrohet, por ai ka përmendur numrin e lartë të serbëve që jetojnë në Medvegjë dhe Bujanoc dhe i është dukur e pakuptimtë një ofertë me vetëm 17 fshatra, duke përmendur kështu katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe komunat tjera serbe. Po ashtu, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili në një intervistë ka thënë se ëndërron që një ditë Lugina e Preshevës t’i bashkohet Republikës së Kosovës. Gjuriq ka thënë se një ëndërr e tillë e Thaçit s’do të bëhet realitet. Ai madje ka ironizuar duke thënë se “presidenti i Kosovës mund të ëndërrojë që të aneksojë edhe Tahitin apo Xhamajkën por një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, sikur që nuk do të realizohet edhe ëndrra për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.
Eksperti i fushës së sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, thotë se këto synime maksimaliste të shtetit serb për ta kushtëzuar arritjen e marrëveshjes me shkëmbim territoresh, aq sa kërkon Serbia, vjen për faktin se derisa Kosova ka vendnumëruar të aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes, Serbia është fuqizuar në të gjitha fushat, madje edhe në atë politike e diplomatike karshi Kosovës. Kjo e nxjerr Serbinë në epërsi politike e strategjike karshi udhëheqjes së dështuar të qeveritarëve të korruptuar të Kosovës. “Serbia i ka forcuar pozicionet e veta ushtarake, por sidomos diplomatike, nga momenti kur nga udhëheqës të Kosovës është pranuar decentralizimi në kohën e UNMIK-ut ku Luftfi Haziri ishte vetë aktor i decentralizimit. Por Serbia i ka forcuar pozicionet e veta edhe nga koha kur Hashim Thaçi është kapur nga dosjet e UDB-së Serbe dhe vrasjet politike. Ai është ulur në tavolinë i mundur ende filluar bisedat, e më pastaj dihet si shkonin në biseda në Vjenë, fare të pa përgatitur, vetëm me duar në gjepa, ku më shumë i interesonte Hashim Thaçit sekretaresha dhe numri i telefonit të sekretareshës së Ivica Daçiçit sesa çka po flitet në tavolinë ku vendosej dhe lidhej fati i shtetit të brishtë të Kosovës. Qëllimi serb është marrja nën kontroll e 30 deri 40% të territorit të Kosovës sidomos pjesa veriore ku janë pasurit kryesore të Kosovës si Xehet e Trepçës, pastaj ujë i pijshëm i Gazivodes dhe pika strategjike ushtarake e quajtur Maja e Panqiqit ku nga aty Serbia me rreze të radarëve ushtarak Rus ose Kinez mundë ta kontrollon territorin në rreze të madhe deri në Turqi”, thotë Naim Miftari.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *