Ndonëse kohë më parë z. Rama fliste për bashkimin Kosovë-Shqipëri në
Evropë , tani ai vjen me një platformë të re, nëse është e sinqertë
retorika e tij. Ai tani premton bashkimin e të gjithë shqiptareve të të
gjithë Ballkanit në Evropë. Megjithatë ai nuk e elaboruar më tej
projektin e tij.
Por kryeministri Rama vazhdon të mos e përmend në mënyrë të veçantë ende asnjëherë çështjen e hapur të Shqipërisë me Çamërinë dhe as çështjen arvanitase atje dhe të drejtat për shkollim të miliona shqiptareve, nga të cilët vetëm nga emigracioni i viteve të fundit janë mbi 700 mijë shqiptare.
Rexhep Shahu analist politik duke folur rreth kësaj çështje thotë për “ Bota sot” se Rama kishte thënë kohë më parë në Ulqin, ‘se shqiptarët do të kenë në Evropë, një të ardhme të përbashkët. E ardhmja e përbashkët e shqiptarëve, nuk është e ardhmja e shqiptareve të bashkuar’. Pra Rama nuk flet dot për bashkimin e shqiptareve, pavarësisht sofizmave që bën, sepse ai nuk është partizan i bashkimit, ose me saktë është ithtar i mos bashkimit të shqiptarëve.
“ Z. Rama ka aftësinë të shitet ndryshe, pasi ai as nuk e thotë bashkimin e as nuk e bën bashkimin. Pra z. Rama ka kompleks çështjen e bashkimit kombëtar, dhe ka dëshmuar se atij i interesojnë vetëm votuesit e tij, dhe asgjë e askush tjetër”, thotë Shahu.
Sipas tij, Rama e ka dëshmuar këtë disa herë me sjellje dhe veprime se për të çdo gjë është në rregull, kur atë e pret dhe udhëheq në Kosovë, Batoni dhe Shkëlzeni, dhe nuk ka askënd tjetër, veç atyre të dyve.
“Për shqiptarët në Greqi e Çamëri z. Rama nuk ka paraqitë kurrë interes, sepse Rama nuk ka guxuar e as nuk guxon të përplaset me grekët. Partia që drejton Rama e ka pasur në platformë gjithmonë atë që thoshte Enveri se Kosova është çështje e ndjeshme në veri të Shqipërisë”, thotë Shahu.
Ai thotë se z. Rama nuk ka guxuar të merret me shqiptarët e Çamërisë e çështjen çame sepse për të ardhur Rama në pushtet, pati mbështetje nga Greqia e cila mobilizoi politikën e saj, që të nxiste shqiptarët që jetojnë në Greqi, me qëllim që ta votojnë Ramën.
“Edi Rama nuk ka asnjë ide, apo projekt rreth bashkimit të shqiptarëve. As në Evropë e askund. Sepse, siç e thashë me lart, ai ka vetëm një projekt e synim, të qeverisë gjysmën e shqiptarëve në Shqipëri. Pra ai erdhi në pushtet si kalorës mos bashkimit”, thotë analisti Shahu.
Sipas tij, parullat e z. Rama në Beograd që entuziazmuan ato ditë mjaft naive, në thelb nuk dëshmonin asgjë patriotike, por thjeshtë një këngë që e kanë kënduar shumë të tjera para tij në atë skenë.
“Edhe historia e dronit dhe ngutjes së Ramës për t’u vetpërfshirë në atë histori, bashkë me vëllanë, janë kacavjerrë të Ramës, në lisin e bashkimit kombëtar.”, thotë Shahu, duke shtuar se publiku nuk i ka harruar dhe nuk i harron kurrë dëshmitë dhe luften e Rimës kundër Udhës së Kombit, që në fakt është edhe udha e bashkimit fizik të kombit.
Ai ka theksuar se z. Rama nuk po bën as atë që bënte Enveri me Titon, madje nuk po bën as atë bashkim, pavarësisht retorikave të forta, me shfaqjet në takimet e mbledhjet televizive, të dy qeverive.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *