Fitorja e Serbisë 2-0 në “Elbasan Arena” e
ka entuziazmuar pa masë median serbe, pavarësisht se kjo ishte një
fitore që nuk ka shumë rëndësi për ta për sa i përket kualifikimit.
“Kolarov dhe Ljajic ishin ata që i
dhanë këtë sukses Serbisë me golat e shënuar në minutat shtesë në sfidën
që po shkonte në barazim”. “Serbia hedh në nokaut Shqipërinë në minutat
shtesë”, theksohet në portalin “B92”. “Skuadra e Serbisë mundi
Shqipërinë në Elbasan në ndeshjen e parafundit të këtyre eliminatoreve”.
Ndërsa,
“Alo.rs” shkruan: “Shqiponjat serbe dominuan në ‘Elbasan Arena’. Urime
shqiponjë! Pas një pjese të parë monotone pa shanse shënimi, përveç
golit të anuluar të Ljajic, në 45 minutat e dyta bëmë një lojë dinamike,
sidomos në minutat e fundit”.
“Kurir” publikon artikullin me
titull: “Golat e Kolarov dhe Ljajic godasin Shqipërinë”. Ndërsa “Blic”
shkruan: “Shqiponjat serbe fituan në zemër të Shqipërisë 2-0”.
Kryetitujt e mediave janë kryesisht me fokus tek fitorja pas gjithë debateve të krijuara, ndërsa thonë se situate është e qetë.
Branisllav Jovanoviç, kapiten i kombëtares serbe, tha se në pjesën e dytë futbollistët serb dominuan.
“Kjo
është një fitore e madhe për ne dhe shpresoj kjo të jetë një kthesë për
rezultatet dhe ekipin nga ana e publikut”, tha ai gjatë një lidhje
direkte për televizionin publik serb.
Shënuesi i golit të dytë,
Adem Ljajiç, tha se ekipi serb ka lënë shpirtin në terren pasi
Shqipëria është mbrojtur gjatë tërë kohës.
“Kemi pasur një
vullnet të madh para ndeshjes pasi presioni ka qenë i madh dhe jemi
përgatitur mirë”, theksoi Ljajiç, duke shtuar se kjo është e rëndësishme
për Serbinë për shkak të përgatitjeve për kampionatin botërorë.
/ Top Channel
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *