Thursday, October 01, 2015

Durrësi qyteti me i madh mesdhetar ne perjudhen e anitkitetit

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.
Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike.
Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perendimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.
Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.
Monedhat pas vitit 350 para.K.



Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e Dardanë. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante : Shtete më Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej më emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantinë.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *