Monday, September 21, 2015

APEL PER ORGANIZIMIN E LOBIT SHQIPTAR NË EVROPË

 Nga: Skender Shala

- si kërkesë e kohës!
-Ka ardhur koha çështjen Kombtare ta udhëheq profesionalizmi modërn!
-Të rrespektuar mërgimtar, ju ftoi ta analizoni këtë ide fisnike, dhe të vini me mendimet tuaja në përkrahjen dhe mediatizimin e saj!
Lus ndërgjegjën e atdhetarvë të mërgatës në shtetët e Europës, që të angazhohet me përkushtim në organizimin e këti institucioni shumë të rëndësishëm për mërgaten tonë!


Organizimi i LOBIT SHQIPTAR NË EUROPË është kërkesë e kohës, i cili padyshim së do të ketë rëndësi shumë të madhe në të gjitha fushat zhvillimore për të ardhmen e vendit tonë. –Është shumë e natyrshme që të organizohemi, sëpsë tani sa po i kemi hapur dyrtë e lirisë të pashijuar shekuj me radhë. Dhe kjo liri e shtetit tonë, pret angazhimin e ne të gjithve që ta ndërtojmë. Prandej është e domosdoshme të japim kontributin tonë në mënyrë të organizuar për zhvillimin dhe forcimin e sigurisë, lirisë, demokracisë dhe sovranitëtit të shtëtit në formim.
Vendi ka shumë nevojë për ne të mërgatës:
-Organizimi jonë ndikon shumë në zhvillimin e mirfillt të ekonomisë moderne.- Sëpse ndryshe është me investuar ne me kapitalin tonë, e krejt tjetër të huajit?! Ne e dijmë mirë rëndësinë punsimit në vendlindje, atëhëre po u organizuam ne mërgata, kemi mundësi të krijojmë punsim të mjaftushëm për rininë dhe popullin tonë, që edhe ne të kemi standarte të larta si shtëtët e zhvilluara prendimore.
- Kjo do të ishtë e vetëmja mundësi të ndërpriten flukset e gurbetit njëhëre e përgjithmonë.
-Pra, po u angazhuam të gjithë, jam shum i sigurt së kjo do të arrihet, sëpsë kemi një kapacitët me vlera shumë të mëdha këtu në Europë.
Lobin duhet të organizojmë për arsye sëpsë kemi një rini shumë të mirë, një gjeneratë ekspërtesh të shkelqyshëm, që kanë studiuar e specializuar në shtetët më të zhvilluara prendimore.  Dhe që për mes këti organizimi, është e vetmja menyrë që kapacitëti i tyrë të shpërblehët ashtu si ka hije.
-Këta intelektual dhe ekspert të niveleleve të larta, i duhen më shumë së kurr zhvillimit të përgjitshëm!

-Organizimi Lobiti do te jetë gjithëpërfshires, me aktivitëte mjaft të fuqishme në shumë lami që i kërkon koha. Po ashtu me një bashkëpunim me Lobin Shqipëtar në Amerikë, dhe në kordinim me forcat e mirfillta të vendit do të harmonizohën veprimet me një ritëm të shpejt, në mënyrë që zhvillimet e përgjithshëme të sjellin siguri dhe jetë të lumtur vendit.

- Tani për mirëvajtjen tonë, po shifet së është edhe vetë vullneti i Zotit, që edhe kombi ynë të përparojë e të zhvillohet duke shijuar lirinë e demokracinë moderne në hapsiren dhe trojet e tona etnike të Dhuruar po nga vet Zoti. Është edhe vullneti i botës së qytëtruar prendimore, që më në fund të na ndihmojnë në riformimin e shtëtit dhe Kombit më të vjetër në Europë. Forcimi i shtëtit tonë është intëres i përgjithshëm për rajonin dhe më gjërë për të ardhmen.
- Por detyrat e shtëpisë dhe obligimet duhet ti kryjmë ne vet me një përkushtim mbar Kombtar kudo që gjindemi, përndryshe po mbesim të shpërndar si vezet e qyqës
gjithmonë duke u shërbyar të tjerve!

-Jam i bindur së vullneti i mirë ekziston, duke u bazuar në gadishmerinë e atëdhedashurisë dhe patriotizmit të deshmuar vite me radhë nga mërgata, edhe sot me një organizim të mirë dhe me këtë kapacitët që kemi, shumë shpresojë së do të dalim faqëbardhë para botës së qytëtruar, dhe shumë shpejt do të mberrijmë në vendin ku e meriton dhe ku e lypë krenarija e jonë.- Kjo edhe na ka hije, sëpse duke u nisur edhe nga vet fakti së mërgata ka 1/3-tën e popullit tonë në Europë!


-Duke qenë optimist së me angazhimin dhe organizimin e Lobit, vendit do ti afrohet profesionalizëm me cilsi dhe kualitë të lartë, pa hile, pa korrupcion, pa karrjerizëm, pa bajraktarizëm por me zhvillim të mirëfillte në të gjitha fushat.
- Atëhëre edhe Atdheu do të ketë një tretëman me një standart krejtsisht tjetër, si në rregullimin e mbrendshëm ashtu edhe në mardhenjet e politikave të jashtëmë.
Pra sot është koha të bashkohën të gjitha forcat progresive kombtare. Të bashkohën gjithë intelektualet e mirëfillt nga të gjitha anet me gjithë potencialin në një front të përbashket, në shërbim të Atdheut e Kombit.
-Jam shum i bindur së me një përkushtim do të arrihet kjo mrekulli e shekullit tonë. Lobi Shqipëtar Europian, me Lobin Shqipëtaro-Amerikan dhe gjithnjë në harmoni me kërkesat e vendit do të mundësojnë një zhvillim me ritëm më të shpejt dhe më të favorshëm.
-Duke u bazuar në këto mundësi, ftoi mërgatën tonë të rrespektuar në përkrahajen kesajë nisme që të bashkohët për hirë të çështjes madhore!
-Lobi pos angazhimeve të shumta me aktivitëte dhe në çështje të ndryshme, do të angazhohet për mbeshtetjen e delegatve shqipëtar në strukturat më të larta parlamentare e shtëtërore, atje ku ka mundësi në shtëtët përkatse.
-Lobi për mes një stratëgjije të politikave zhvillimore, do të përpiloi projekte madhore të cilet do të hapin në vendlindje shumë vende të punësimit  me përspektivë.
Prandej:
1. Ftoi mërgaten tonë që të aktivizohet në të gjitha shtetët përkatse Europiane që ti formojnë këshillat nismetar për ketë qellim!

2. Ftoi intelektualet që të japin ndihmesën e tyre në organizimin sa më të mirë e profesional të kshillave nismetar dhe që t`na ndihmojnë në hartimin e plan-programit dhe statuesit sa më të mirë dhe profesional të Lobit Shqipëtar në Europë.

3. Kshillat nismetar duhet marr përsipër organizimin në të gjitha qytetët e shtetëve që i përkasin, në menyrë që të kemi një përfshirje sa më të gjërë.

4. Të bëhen të gjitha lidhjet për mes mekanizmave elektronike në mënyrë që të harmonizojmë përgaditjen e kshillit nismetar!

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *