Tuesday, September 29, 2015

Organizohet Protestë me moton: Duam Bashkim me Nanen Shqypni

Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, konfirmoi atë të cilën Shqiptarët po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtim të pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar te rëndit te dytë nën shtetin e Malit të Zi.

Shoqata atëdhetare “Malësia e Madhe” ne Detroit me përkrahjen e shumicës së shoqatave dhe aktivisteve kombëtar te diasporës shqiptare ne SH.B.A, do te zhvillohet një protestë me rastin e ardhjes te delegacionit Malazez ne takimet vjetore qe zhvillohen per ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork.
Protesta organizohet të Enjtën me 1 Tetor 2015 dhe fillon ne ora 11 te mengjezit deri 12:30 para konzullatës Malazeze, e cila gjindet ne adresën 801 2nd Avenue Manhatan, New York dhe mandej vazhdon nga ora 1 deri ne 4 mbas dite pranë selis se organizatës së kombeve të bashkuara (OKB)-se, ne Dag Hammarskjold Plaze që gjindet në rrugën e 47-të në mes të avenus së pare dhe të dytë ne Manhatan New York. I bëjmë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë te Amerikës që të na bashkangjitën, te përkrahin dhe të marrin pjesë sa ma shumë në këtë protestë.
Le ti përkrahim aspiratat e vëllezerve dhe motrave tona për të drejten e tyre legjitime për Bashkimin tonë me Nanen Shqypni.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *