Thursday, October 01, 2015

Kumanovë, banorët nuk pranojnë vizitën e Ali Kjametit

Rikthehen tensionet në Kumanovë. Shkak këtë herë është bërë dëshira e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për të vizituar këtë qytet.


Sipas analizave të kryera brenda partisë, Ahmeti duhet ta vizitojë sa më shpejt Kumanovën pasi e kundërta mund të ndikonte keq në zgjedhjet e prillit.

Por pas konfliktit të Kumanovës që ndodhi më 9 dhe 10 maj, si dhe pas incidentit në degën partiake, kur u vra pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi, Komandant Shqiponja, vizita e Ahmetit nuk është e mirëseardhur.

Në këtë situatë, simpatizantët e BDI-së në Kumanovë thonë se, kanë kuptuar që brenda kësaj partie po përgatitet plan për një vizitë gjysmë të fshehtë dhe të shpejtë të Ahmetit në Kumanovë, sa për tu fotografuar para mediumeve të afërta me BDI-në. Ata thonë se, skenari për këtë vizitë është që Ahmeti të vijë i shoqëruar nga një numër i madh i anëtarëve të BDI-së nga qytete dhe komuna tjera, nga frika se nëse për vizitën njoftohen anëtarët e BDI-së në Kumanovë, atëherë do të përhapet informacioni dhe banorët do të organizohen për të penguar ardhjen e Ahmetit.

Kjo ka mobilizuar shqiptarët, të cilët janë të vendosur të mos lejojnë ardhjen e Ahmetit "për të bë poza në Kumanovë", shkruan "Lajm".

"Le vijë Ahmeti lirisht në Kumanovë, por ne të shkojë të vizitojë Rajkova Kuqën ose Karapska Mahallën, ku ka plot simpatizues të VMRO-DPMNE-së. Te lagjet shqiptare nuk ka çka lypë se do ta kthejmë prapë, sikur që i kthyem deputetët e BDI-së, Rexhailin, Mirvanin e Kaltrinën. Duhet t’i vijë turp", thotë i revoltuar një anëtar i deritanishëm i BDI-së.

Kundër ardhjes së Ahmetit në Kumanovë janë edhe përkrahësit e Komandant "Shqiponjës".

"Sjellja e papërgjegjshme dhe antistatutare e Ali Ahmetit solli deri te përçarje në degë që patën pasojë vrasjen e Komandant Shqiponjës. Prandaj nëse ka pak ndërgjegej ai nuk duhet ët vijë në Kumanovë. Nëse jo, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi pë ta penguar", thotë njëri prej tyre për "Lajm".

Por Ali Ahmeti duket i vendosur të vizitojë Kumanovën.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *