Dëgjo me vëmendje, o njeri, fjalët e mençurisë sime, dëgjo me vëmendje
zërin e Thoth, Atlantidasit! Unë e kam fituar Ligjin e kohë-hapësirës.
Kam përfituar dijen e së ardhmes. Unë di se njeriu në kalimin e tij
matanë, përmes hapësirë-kohës, do të mund të jetë Një me Gjithësinë.
Dije, o njeri, e gjithë e ardhmja është një libër i hapur për atë që di të lexojë. Të gjitha pasojat prodhojnë shkaqet e tyre, ashtu si të gjitha pasojat vijnë nga shkaku i parë. Dije se e ardhmja nuk është fikse apo e qëndrueshme, por ndryshon sipas shkaqeve që prodhojnë pasojat. Vështro shkakun që do të të shpjerë në pasoja, dhe, me siguri, do të shohësh se gjithçka është një pasojë. Në fillimin e madh u rrit Shkaku i Parë, që solli në jetë gjithçka që ekziston. Ti vetë je pasojë e shkakësisë, dhe, nga ana tjetër, do të jesh shkaku i pasojave të tjera. Kështu, o njeri, ji i sigurt se, pasojat që ti përcakton, do të jenë shkaqe të pasojave gjithmonë më të përsosura. Dije se e ardhmja nuk është e fiksuar, por ndjek gjithmonë vullnetin e lirë të njeriut ndërsa ai lëviz përmes lëvizjeve të hapësirë-kohës drejt qëllimit të caktuar ku fillon një kohë e re. Njeriu mund ta lexojë të ardhmen vetëm me anë të shkaqeve që prodhojnë pasojat. Kërko në brendësi të shkakësisë dhe sigurisht që do të gjesh pasojat! Dëgjo me vëmendje, o njeri, ndërsa unë të flas për të ardhmen, flas për pasojat që ndjekin shkaqet. Dije se njeriu, në udhëtimin e tij të ndritshëm, kërkon gjithmonë t’i shpëtojë natës që e rrethon, ashtu si hijet rrethojnë yjet e qiellit, dhe ashtu si yjet në hapësirën e qiellit, edhe ai, do të ndriçojë nga hijet e natës. Fati i tij do ta çojë gjithnjë përpara derisa të jetë Një me Dritën. Po, edhe pse rruga e tij do të ndodhet në mes të hijeve, përpara tij rrëzëllin gjithmonë Drita e Madhe. Ndonëse rruga është e errët, prapëseprapë ai do t’i mposhtë hijet që tunden përreth tij si nata. Larg në të ardhmen unë shoh njeriun si të Lindur në Dritë, të lirë nga errësira që i lidh me zinxhirë Shpirtin, duke jetuar në Dritë, pa robëritë e errësirës që fshehin Dritën që është Dritë e Shpirtit të tyre. Dije, o njeri, se para se ti të arrish këtë, shumë nga hijet e errëta do të rrëzohen në Dritën tënde, duke luftuar ta shtypin, me hijet e territ, Dritën e Shpirtit që mundohet të çlirohet. E madhe është lufta midis Dritës dhe Errësirës, antike e megjithatë gjithmonë e re. E megjithatë, unë di që, një ditë, në një të ardhme të largët, Gjithçka do të jetë Dritë, dhe errësira do të bjerë poshtë. Dëgjo me vëmendje, o njeri, fjalët e mia të mençurisë! Përgatitu dhe nuk do të të nënshtrojë errësira! Njeriu është ngritur dhe njeriu është rrëzuar ndërsa valë gjithmonë të reja ndërgjegje vërshojnë, nga humnera e madhe poshtë nesh, drejt Diellit të qëllimit të tyre. Po, bijtë e mi, ju u rritët nga një gjendje që ishte pak më lart se niveli i kafshëve, derisa tani ju jeni më të mëdhenjtë e të gjithë njerëzve. E megjithatë, më parë kishte të tjerë më të mëdhenj se ju. E megjithatë unë u kam treguar se si u rrëzuan të tjerët para jush, në këtë mënyrë do të përfundoni edhe ju. Dhe, mbi tokën ku banoni tani, do të banojnë barbarë dhe sipas radhës do të ngriheni drejt Dritës. Mençuria antike do të harrohet, prapëseprapë ajo gjithmonë do të jetojë edhe pse e fshehur prej njerëzve. Po, në tokën që quani Khem, do të lartësohen raca, dhe raca do të rrëzohen. Ju do të harroheni nga bijtë e njerëzve. Megjithatë ju do të keni lëvizur drejt një hapësire yjore përtej kësaj ekzistence, duke lënë mbrapa këtë vend ku keni jetuar. Shpirti i njeriut lëviz gjithmonë përpara, i lidhur jo nga ndonjë yll dosido. Por lëviz gjithmonë drejt qëllimit të madh përpara tij ku do të tretet në Dritën e Gjithësisë. Dijeni se do duhet të shkoni gjithmonë përpara, të lëvizur nga Ligji i shkak-pasojës, derisa, në fund, të dyja do të bëhen Një. Po, njeri, pasi ti të kesh shkuar, të tjerë do të lëvizin në hapësirat që ke jetuar ti. Dija dhe mençuria do të harrohen të gjitha. Dhe do të mbijetojë vetëm një memorie Perëndish. Ashtu si për ju, unë jam një Zot për dijen time, kështu edhe ju, do të jeni Zotat e të ardhmes për shkak të dijes suaj, shumë më të lartë se e tyrja. E megjithatë dije që nëpërmjet të gjitha epokave, njeriu do të mund të hyjë në Ligji, kur ta dëshirojë. Epoka të mëvonshme do të shohin rilindjen e mençurisë nga ata që do të trashëgojnë vendin tuaj mbi këtë yll. Ata do të kthehen tek mençuria dhe do të mësojnë ta dëbojnë errësirën me anë të Dritës. Ata do të duhet të mundohen shumë nëpërmjet të gjitha epokave për të fituar lirinë e Dritës. Të shumtë, të lidhur me errësirën, do të luftojnë për t’i larguar të tjerët nga Drita. Pastaj do të mbërrijë midis njerëzve lufta e madhe që do ta bëjë Tokën të dridhet dhe do ta tundë nga kursi i vet i drejtimit. Po, Vëllezërit e Territ do të provokojnë luftën midis Dritës dhe errësirës. Kur njeriu sërish do ta mposhtë oqeanin, dhe do të fluturojë në ajër si me krahë si të zogjve; kur ai të ketë mësuar si ta bëjë zap rrufenë, atëherë do të fillojë koha e luftës. E madhe do të jetë beteja ndërmjet të dy forcave, e madhe beteja midis errësirës dhe Dritës. Kombet do të ngrihen kundër njëri-tjetrit duke përdorur fuqi të errëta për të sunduar Tokën. Armë të fuqishme do ta shfarosin tokësorin, derisa të zhduket gjysma e racave njerëzore. Atëherë do të mbërrijnë Bijtë e Mëngjesit, dhe do t’u japin dekretin e tyre bijve të njerëzve, duke u thënë: O njerëz, ndaloni së luftuari kundër vëllezërve tuaj! Vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrini tek Drita. Ndale mosbesimin tënd, o vëllai im, ndiqni shtegun dhe dijeni që është i drejtë! Atëherë do ta ndalojnë luftën e tyre njerëzit, vëllai kundër vëllait, dhe babai kundër djalit. Atëherë do të lartësohet shtëpia antike e popullit tim nga vendi i tij poshtë valëve të errëta të oqeanit. Atëherë do të përhapet Epoka e Dritës me të gjithë njerëzit që do të kërkojnë të arrijnë Dritën e qëllimit. Atëherë Vëllezërit e Dritës do të mbretërojnë mbi popujt. Do të dëbohet errësira e natës. Po, bijtë e njerëzve do të përparojnë drejt së lartës, drejt qëllimit të madh. Ata do të bëhen Bij të Dritës. Shpirtrat e tyre do të jenë gjithmonë Flakë të Flakës. Dija dhe mençuria do t’i përkasin njeriut në erën e madhe sepse do t’i afrohet flakës së përjetshme, Burimit të të gjithë mençurisë, vendit të fillimit që megjithatë është Një me fundin e çdo gjëje. Po, në një kohë që duhet ende të lindë, E Gjitha do të jetë Një, dhe Një do të jetë e Gjitha. Njeriu, një flakë e e përsosur e këtij Kozmosi, do të lëvizë përpara, drejt një vendi në yjet. Po, do të lëvizë edhe deri jashtë kësaj hapësirë-kohe, në një tjetër përtej yjeve. Për një kohë të gjatë më keni dëgjuar, o bijtë e mi, për një kohë të gjatë e keni dëgjuar mençurinë e Thoth-it. Tani unë po largohem prej jush për në errësirë. Tani unë po shkoj në Sallat e Amenti-t, atje për të banuar në të ardhmen kur Drita do të kthehet sërish mes njerëzve. E megjithatë, dijeni se, Shpirti im do të jetë gjithmonë me ju, për të udhëhequr hapat tuaj në shtegun e Dritës. Ruajini sekretet që iu kam lënë, dhe sigurisht që shpirti im do t’ju mbikqyrë gjatë jetës! Mbajini sytë tuaj gjithmonë në shtegun e mençurisë! Mbajeni gjithmonë Dritën si qëllimin tuaj! Mos lejoni të kapet Shpirti tuaj nga skllavëria e errësirës; le të fluturojë ai në ngjitjen e vet drejt yjeve! Tani po nisem të iki për të banuar në Amenti. Ju do të jeni bijtë e mi në këtë jetë dhe në tjetrën. Koha do të vijë në të cilën edhe ju do të jeni të pavdekshëm, duke jetuar epokë pas epoke si një Dritë midis njerëzve. Mbikqyrni hyrjen për në Sallat e Amenti-t! Ruajini sekretet që kam fshehur midis jush! Mos lejoni që mençuria t’u hidhet barbarëve! Do të duhet të mbahet sekret për ata që kërkojnë Dritën. Tani po nisem. Pranoni bekimin tim! Merrni rrugën time dhe ndiqni Dritën! Përzjeje Shpirtin tënd me Thelbin e Madh! Vetëdija tënde le të jetë Një me Dritën e Madhe! Më thërrit kur të kesh nevojë! Përdor emrin tim tre herë rresht: Chequetet, Arelich, Volmalites.
Mare nga faqa: MASONET E SHQIPERISE