- Historiani prof.dr.Bardhosh Gaçe, bën një përshkrim të detajuar të
ardhjes së Misionit Bazilian në Himarë, një moment i rëndësishëm në
historinë e kësaj krahine, duke e vlerësuar atë, jo si një moment të
shkëputur, por të lidhur
ngushtësisht me një process që e ka bazën tek shpirti himariot, tek dashuria e popullsisë së kësaj krahine në shekuj për gjuhën dhe kulturën shqipe. Fillimi i aktivitetit të këtij misioni, që përhapi gjuhën shqipe, në kulturën kishtare dhe atë të komunikimit, është njëkohësisht edhe pjesë e morisë së veprimtarisë së punës së misioneve të tjera të ngjashme, që filluan edhe në treva të tjera të Shqipërisë, të iniciuara nga Vatikani. Në një intervistë për “Shekulli”, Gaçe përshkruan panoramën historike të 4 shekujve më parë, duke e bazuar rrëfimin e tij në një mori dokumentesh që ai i ka eksploruar në Vatikan. Ai hedh dritë në një periudhë të pazbardhur mirë, atë që është emërtuar “Periudha e harresës së madhe për etnokulturën shqiptare”, që përkon me shekujt XVI, XVII, XVIII, duke e fokusuar prononcimin e tij, në aktivitetin e Misionit Bazilian në krahinën e Himarës, e cila sipas Gaçes, e cila shtrihej jo në 7 fshatra, por në të gjithë Labërinë.
Prof. Gaçe, çështja e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, ka nxitur një debat të gjerë, ku janë përfshirë aktorë dhe faktorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Cili është vlerësimi juaj për të?
Për mendimin tim, çështja e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, është vetëm maja e ajsbergut etnokulturor shqiptar. Dokumentet e Vatikanit, Venecias dhe Stambollit, nxjerrin në dritë mjaft dukuri autentike mbi përpjekjet e himariotëve për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe traditave të tyre. Kjo lëvizje ka nisur më parë, në vitin 1581 kur himariotët kërkojnë nga Vatikani, të shkollojnë fëmijët në Romë e vende të tjera të Italisë. Në vitin 1633, me intensifikimin e Kolegjit të Shën Thanasit në Romë, nisi organizimi i shkollave shqipe të fëmijëve në krahinën e Himarës. Por, këtu duhet të kuptojmë Himarën e shekullit XVI-XVIII, e cila nënkuptonte të gjithë Labërinë. Një rëndësi të veçantë në këtë kohë merr edhe Manastiri i Kakomesë, i cili u kthye në një qendër kulturore arsimore, për të gjithë trevën e Shqipërisë së Jugut.
Vatikan
Ekzistojnë mjaft dokumente që dëshmojnë se këtu përgatiteshin libra, përgatiteshin murgj, bëheshin kualifikime të mëtejshme të murgjve, jo vetëm në këndvështrimin fetar, por edhe për kurimin e sëmundjeve të ndryshme që shfaqeshin në popullsinë e zonës. Unë e quaj një fat, që profesor Matteo Mandala, në intervistën që dha dhe në një vazhdë studimesh të tij, si dhe në ribotimin që i bëri veprës së Nilo Borxhias, murgut bazilian, nxit mjaft çështje që kanë të bëjnë, jo vetëm me bregdetin shqiptar, por edhe me treva të tjera të vendit. Studimet tona janë ende të cekta, lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me Romën në shekujt XVI, XVII, XVIII. Kjo është cilësuar si një periudhë e harresës së madhe të etnokulturës shqiptare. Por, tashmë, një varg studiuesish, siç janë Eqerem Çabej, Dhimitër Shuteriqi, Francesko di Mari, Matteo Mandala, Moikom Zeqo dhe të tjerë, kanë hedhur dritë për mjegullën e madhe që ekziston në këtë periudhë, sidomos për zgjimin e etnokulturës shqiptare, mësimin e shqipes dhe shkollave shqipe, e cila është e lidhur me kulturën dhe shërbesat fetare.
Kthesa në marrëdhëniet Romë-Shqipëri, është e lidhur ngushtë me interesimin e veçantë që shfaqi dhe tregoi Papa Gregori XIII, kur katolikët shqiptarë u vunë në qendër të vëmendjes së Papatit. Në Vatikan ka mjaft relacione që shprehin shqetësimin e bjerrjes së katoliçizmit, por edhe të traditës kulturore në Shqipëri. Psh, në vitet 1623-1624, Pjetër Mazreku, arqipeshkvi i Tivarit, kërkonte ndihmë për viset shqiptare, për themelimin e një kolegji të veçantë për shqiptarët që të mund të kishin dy gjuhë, ku përparësi të merrte shqipja për përgatitjen e meshtarëve, por edhe për vetë jetën e shqiptarëve, e cila ishte aq e varfër dhe aq e përvuajtur. Një moment tjetër ishte Kongregacioni i Propogandës Fide, që kishte si mision të përgatiste klerikë. Në këtë atmosferë, fillimisht, misionari i parë ka mbërritur në Shqipëri në vitin 1634, prandaj dhe kjo mbahet si datë e fillimit të aktivitetit të misioneve françeskane në Shqipëri. Në rol të madh, këtu ka luajtur At Bonaventura, që solli në Shqipëri etërit e reformuar.
Altari i Vatikanit
Në vitin 1625, Papa u dha etërve një dekret që u njihte të drejtën të kryenin shërbimet e krishtera, mes popullsisë turke që ishte e besimit mysliman. Në Shqipëri, krahas misionit bazilian të Himarës, u krijuan edhe misione të tjera, si në Troshan të Lezhës, në Pedhan të Bregut të Matit, në Derven, në Mirditë, Gash, Grudë, Kelmend. Në këtë sfond të zhvillimit të kulturës së këtyre shekujve, jo vetëm ndër viset shqiptare, por edhe tek arvanitasit e Peloponezit dhe arbëreshët e Italisë, shfaqet e njëjta kulturë, përpjekjet për arsimin shqip, për shërbesat fetare shqipe, për ndërtimin e katekizmave, etj. Nëpërmjet organizimeve publike, misonarët bazilianë u mësonin moralin fetar besimtarëve, por edhe gjuhën shqipe. Krahas kultivimit të mësimeve françeskane për katolikët, Selia e Shenjtë përfshiu në këtë proces edhe popullsinë e besimit ortodoks, me qëllim për të ruajtur liturgjinë e saj. Kështu lindi “unitizmi”, që u përhap në shekullin XVI në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.
Më konkretisht çfarë ndodhi në Himarë?
Në vitin 1577, krerët e krahinës së Himarës i kërkojnë Papës ndihmë për të rindërtuar rezidencat episkopale të shkatërruara nga osmanët. Në vitin 1581, vetë krerët kërkojnë nga Papa ndihmë, jo vetëm për rikonceptimin e shërbesave fetare, por edhe për të organizuar qëndresën ndaj pushtimit turk, ashtu si edhe për të përhapur dhe ngritur kulturën në këtë krahinë. Po ashtu, ata i kërkojnë Papës që ta njohin atë, si kreun shpirtëror më të lartë, me kusht që të ruanin traditat dhe ritet e veta, ashtu sikundër arbëreshët, por edhe të ndihmoheshin nga Papa dhe Mbreti i Spanjës Filipi V, në organizimin e qëndresës kundër pushtuesve osmanë në brigjet shqiptare. Kështu nisi kjo veprimtari e murgjve bazilianë, të cilët u përgatitën në kolegjet e Grottaferratas dhe të Mezojusos në Siçili (vatër arbëreshe) dhe një pjesë prej tyre ishin arbëreshë. Murgjit bazilianë qëndruan në krahinën e Himarës dhe në viset e tjera shqiptare në shekujt VXI-XVIII. Paria e bregdetit u kërkoi atyre të mësonin gjuhën shqipe dhe të çelnin shkollat e para në Dhërmi, Palasë, Vuno dhe Himarë.
Pra, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Dhërmiun apo Himarën, por me një krahinë të tërë dhe në vise të tjera drejt Sarandës. Shkollën e parë e çeli murgu Neofilo Rodino, që mbërriti në vitin 1632 (sipas dokumentave të Vatikanit). Ai botonte libra shqip dhe katekizma dhe i shpërndante ndër fëmijët dhe fshatarët falas. Një nga nxënësit e Rodinos, ishte edhe Papa Dhimitri, një shqiptar nga Dhërmiu, i cili, siç shkruan më vonë Rodino, në një relacion të tij, përktheu në një shqipe elegante, katekizmin për shkollat dhe kishat në gjithë krahinën e Himarës. Pas Rodinos, erdhën misionarë dhe peshkopë të tjerë, të cilët vazhduan misionin shqip në shkollat e krijuara tashmë, si Konstandino Onufro Skanilos, Giovani De Kamilios, por edhe Filateo Zassi, Mattenga, Xhusepe Skiroi. Edhe pse, dhespoti i Janinës lëshonte mbi ta vrer dhe mallkime, ata i shtuan nxënësit e shkollave shqipe të bregdetit. Kështu, priftërintë e bregdetit himariot, u bënë të gjithë me shkollë. Kjo pasqyrohet edhe në një relacion dërguar Vatikanit, ku thuhet se, 9 priftërinj janë shkolluar. Pra, nuk kishte më, priftërinj analfabetë.
Kisha e Shën Thanasit, 1942
Cili ishte momenti i ardhjes së Nilo Katalanit?
Kur vjen prifti bazilian Nilo Katalani në Dhërmi, shkollat shqipe u bënë edhe më të organizuara. Kjo për disa arsye. Shkolla u organizua me 80 nxënës, veç kurseve të pasdites që funksiononin për mësimin e katekizmit. Një kuriozitet. Nilo Katalani vdiq në anije, teksa lundronte nga Himara për në Korfuz, për të vazhduar më pas drejt Italisë dhe banorët që mësuan për këtë ngjarje, e kthyen trupin e tij, për të varrosur në Dhërmi. Ata kërkuan me insistim dhe organizuan një ceremoni të madhe në Kishën e Shën Thanasit. Kjo, për arsyen kuptimplotë se, tek kisha ishte edhe shkolla shqipe e Dhërmiut. Dua të përmend një fakt kuptimplotë. Në një kronikë që shkruan një studiues italian, Xhuzepe Farrara, mes të tjerash tregon se, në vjeshtën e vitit 1937 kishte qenë në brigjet e Himarës, në Dhërmi, ku kishte hasur një grup grash dhe vajzash të zonës, të cilat hidhnin lule, bukë dhe vaj, në det.
“Unë i pyeta, ç’është ky rit,- Dhe ato më thanë…Për shpirtin e paqtë të Nilo Katalanos”. Pra, e tillë ishte ngulur në shpirtin himariot, kjo figurë e madhe e fesë dhe e shkollës shqipe në bregdetin himariot. Nilo Borxhia, në veprën e vet “Murgj bazilianë” thotë se, gramatika e Katalanit dhe fjalori, gjendeshin në Bibliotekën e Skirojve në Itali, ku i kishte parë vetë. Sepse, thuhet se këto dy dokumente kanë humbur, por kjo dëshmi e Borxhias, vërteton të kundërtën. Dashuria e këtyre murgjve për këtë krahinë, përkushtimi i tyre, shfaqet edhe në një element tjetër. Ka mjaft letra dhe relacione të këtyre murgjve bazilianë dërguar në Vatikan, të cilët shkruajnë për traditat dhe dashurinë për arsimin dhe kulturën shqipe të banorëve të këtyre anëve. “Këta banorë dinin shqip, përmendësh, të gjithë katekizmin”, dëshmojnë ata.
Nilo Katalani
Antikombëtarë janë grekomanët dhe jo grekët
Në këtë debat janë përfshirë edhe faktorë jashtë vendit dhe konkretisht Greqia? Si do ta komentonit ju këtë?
Në shekullin XIX, Greqia me sillogjet Vorioepirote, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të helenizuar krahinat kaono-shqiptare të Himarës. Kam shumë miq grekë, në Selanik, në Athinë, Korinth, Patra, në ishuj, por të pafytyrët dhe antikombëtarët janë gjithmonë grekomanët, në kohët moderne. Pra, jo grekët. Grekët janë miq me kulturë të lartë, ndërsa grekomanët janë ata që bëjnë shërbime të tilla, siç është edhe prifti i Dhërmiut etj.
A ka dokumente që vërtetojnë aktivitetin e murgjve bazilianë në Himarë? Nëse po, atëhere përse anashkalohen ato?
Për shkollat shqipe të Himarës dhe veprimtarinë e murgjve bazilianë, ka mjaft dokumenta ligjore, jo vetëm në arkivën e Vatikanit, jo vetëm në Grottaferrata, por edhe në Arkivin e Stambollit. Aty pasqyrohet edhe përplasja mes Peshkopit të Janinës dhe mallkimit që ai u bëri murgjve bazilianë të Himarës. Kujt i shërben kjo nxitje e konflikt etnik, social dhe fetar në bregdetin tonë? Së pari, dua të sqaroj se krahina e Himarës nuk përbëhet vetëm nga 7 fshatra, por është edhe Labëria e brendshme, janë edhe vise të tjera më tej. Sepse Labëria njehtësohet në pikëpamje etnografike me Himarën. Dhe Himara është “…që në Gumenicë e lartë, Himarë është çdo fshat…”. Pra, mendësia popullore, psikologjia, Kanuni i Labërisë që zbatohet edhe në Himarë edhe në vise të tjera dhe një sërë zakonesh, traditash, ritesh, mitesh, baladash, që shfaqen në bregdet, janë të gjitha të përbashkëta.
Prandaj dhe Qeveria Shqiptare, në këndvështrimin tim, bëri shumë mirë që kur e studioi këtë zonë nga ana etnografike, etnopsikologjike, ekonomike dhe kulturore, e afroi atë traditë të vjetër në këtë njësi administrative, pra Bashkinë e re të Himarës. Por, unë do të shtoj se, sot ka dhe shfaqet një problem tjetër, shumë i madh, që nxit çështje të tilla, të cilat mbulojnë një të vërtetë të madhe që fshihet në rrënojat e Kishës së Shën Thanasit, pikërisht ai problem që ka lindur qysh në shekullin XIX, nga Fanari dhe propaganda greke për helenizimin e brigjeve himariote. Në administratën shtetërore, në partitë politike, në kishën e Janullatosit në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar, priftërinjtë etj, ka njerëz që marrin dy rroga edhe nga Athina edhe nga Shqipëria edhe nga Janullatos. Ne flasim në Shqipëri për korrupsionin, vjedhjet, e dukuri të tjera negative që kanë lindur, por ky është një fenomen brejtës për etnokulturën dhe botën shpirtërore shqiptare dhe brigjet himariote.
Kërkesa
Në vitin 1577, krerët e krahinës së Himarës i kërkojnë Papës ndihmë për të rindërtuar rezidencat episkopale të shkatërruara nga osmanët. Në vitin 1581, vetë krerët kërkojnë nga Papa ndihmë, jo vetëm për rikonceptimin e shërbesave fetare, por edhe për të organizuar qëndresën ndaj pushtimit turk, ashtu si edhe për të përhapur dhe ngritur kulturën.
Varrimi
Nilo Katalani vdiq në anije, teksa lundronte nga Himara për në Korfuz, për të vazhduar më pas drejt Italisë dhe banorët që mësuan për këtë ngjarje, e kthyen trupin e tij, për të varrosur në Dhërmi. Ata kërkuan me insistim dhe organizuan një ceremoni të madhe në Kishën e Shën Thanasit. Kjo, për arsyen kuptimplotë se, tek kisha ishte edhe shkolla shqipe e Dhërmiut.
Letra nga Himara për Papën
…”Dije o at i shenjtë, se qysh nga koha e të paepurit Skëndërbe, të madhit mbretit tonë, të mbiquajtur Kastriot, asnjë herë kurrë dhe askush, as edhe më I egëri dhe i pamëshirëshmi turk me gjithë forcat e tij të pashterruara, nuk ka mundur kurrë të na mposhtë dhe të na gjunjëzojë e të na nënështrojë nën zgjedhën e perandorisë së tij, megjithëse ditë për ditë e or’e çast nuk na lë kurrë të qetë me ushtërit e tij, ashtu që na sjell dëme të mëdha në njerëz…”, i shkruanin Papës së Romës fshatarët e Himarës në 12 korrik të vitit 1577, duke i kërkuar ndihma materiale dhe bekime apostolike.
Në shkurtin e vitit 1581, i shkruanin sërish:
“..të na ndihmoni me një ndihmë prej tre mijë njerëz t’armatosur dhe armë për dhjetëmijë veta, më shumë veshmbathje…se në Himarë në një ditë mund të ngrihen dhjetë mijë burra, dhe në një javë, duke përfshirë nga zonat kufitare, mund të ngrihen për luftë pesëdhjet mijë burra..”. Dhe këtë letër e nënshkruanin krerët e këtyre fshatrave të krahinës së Himarës: Dukat, Brogoto, Kallarat, Tërbaç, Sotirjan (fshat në Dukat, që nuk ekziston sot), Tërbaçi, Palasë, Pangalladhe, Dhrimadhe, Ilias, Vuno, Qeparo, Kudhës, Pilur, Kuç, Progonat, Lopës, Kastelli, Nivicë, Piqeraj, Beneci, Goricë, Kamenica, Finiqi, Damës, Vivar, Oresta, Bafade, Terna, Zoroforicë, Lekël, Dragot, Peshtan, Gumenicë, Bernakus, Çepriot, Shën Vasili, Zhulati etj. Kjo, sipas Prof.dr.Bardhosh Gaçes, ka qenë territori ku shtrihej krahina e Himarës së asaj kohe.