Unë, Thoth, Atlantidasi, zot i mistereve, ruajtës i dokumenteve, mbret madhështor, magjistar që jeton nga brezi në brez, duke qënë gati për të kaluar në Sallat e Amentit, le shënim,
për ata që do të vijnë më vonë
, këto dokumenta madhështore të Atlantidës së Lavdishme
Në qytetin e madh të Keor, mbi ishullin Undal, në një kohë shumë të largët, e fillova këtë mishërim. Të mëdhenjtë e Atlantidës jetonin dhe vdisnin jo si njerëzit e vegjël të kohës së sotme, por megjithatë, për shekuj me radhë e rinovonin jetën e tyre në Sallat e Amenti-t aty ku lumi i jetës rrjedh përjetësisht. Njëqind herë dhjetë (ndoshta bëhet fjalë për një sistem numërimi që duket të jetë i ndryshëm nga sistemi që përdorim ne sot- shënim i L.V.) kam zbritur në botën e errët që çon tek drita, dhe po aq herë jam ngjitur nga errësira në dritë duke ripërtërirë forcën dhe pushtetin tim. Tani do të zbres për njëfarë kohe, dhe njerëzit e Khem (Khem është alkimi në Egjiptin e lashtë) nuk do të më njohin më. Por në një kohë që duhet ende të vijë, unë do të shfaqem sërish, i fuqishëm dhe i pushtetshëm, dhe do të kërkoj llogari për mësimet që iu kam lënë.
Prandaj kini kujdes, o njerëz të Khem, po qe se do t’i keni falsifikuar mësimet e mia, sepse do t’ju hedh poshtë prej tokave tuaja të larta në errësirën e shpellave prej nga vini. Sekretet e mia mos ua zbuloni njerëzve të Veriut, as njerëzve të Jugut, në mënyrë që mos të bjerë mbi ju mallkimi im. Kujtojini dhe verjuni veshin fjalëve të mia, sepse është e sigurt që do të kthehem dhe do t’ju kërkoj llogari si i keni ruajtur sekretet e mia. Po, do të kthehem edhe nga përtej kohës dhe nga përtej vullnetit të vdekjes, do të shpërblej ose do të ndëshkoj sipas mënyrës si e keni ruajtur sekretin tim. I madhërishëm ishte populli im në kohët antike, i madhërishëm përtej botkuptimit të njerëzve të vegjël që janë tani rrotull meje; njihnin mençurinë e vjetër, kërkonin larg në zemrën e dijes së pafundme që i përket rinisë së Tokës. Të mençur ishim ne me mençurinë e Bijve të Dritës që banonin mes nesh. Të fortë ishim ne me fuqinë e nxjerrë nga zjarri i përjetshëm. Dhe, nga gjithë këta, më i madhi mes bijve të njerëzve ishte babai im, Thotme, rojtar i tempullit të madh, ndërlidhës i Bijve të Dritës që banonin në tempull dhe racave të njerëzve që popullonin dhjetë ishujt.
Zëdhënës pas të Treve, i Banorit të Unal-it, duke u folur Mbretërve me zërin e denjë që meriton t’i bindesh. U rrita unë atje që fëmijë deri në burrëri duke marrë nga babai im misteret më antike, derisa u rrita në zjarrin e mençurisë, derisa u dogja në një flakë konsumuese. Asgjë tjetër nuk dëshiroja përveç arritjes së mençurisë. Derisa, një ditë të shënuar, dha urdhrin Banori i Tempullit, që të më sillnin para tij. Mes bijve të njerëzve, të paktë ishin ata që e kishin parë atë fytyrë madhështore dhe kishin jetuar, sepse Bijtë e Dritës nuk janë si bijtë e njerëzve, kur ata nuk janë të mishëruar në një trup fizik. Unë u zgjodha midis bijve të njerëzve, të merrja mësimet nga Banori, në mënyrë që qëllimet e tij të përmbusheshin, qëllime të cilat ende të pangjizura në barkun e kohës.
Një kohë të gjatë banova unë në Tempull, duke mësuar asgjë tjetër përveç mençurisë, derisa, edhe unë, iu afrova Dritës që vinte nga zjarri i madh. Banori më mësoi kalimin e rrugës për tek Amenti, bota e nëndheshme ku mbreti i madh ulet në fronin e tij të fuqisë. Thellë u përkula në gjunjë para Zotave të Jetës dhe Zotave të Vdekjes, dhe si dhuratë mora Çelësin e Jetës. Unë isha i lirë nga Sallat e Amenti-t, jo i lidhur me vdekjen tek rrethi i jetës. Larg udhëtova deri tek yjet, deri ku anullohen hapësira dhe koha. Atëherë, si kisha pirë në kupën e thellë të mençurisë, pashë në zemrat e njerëzve dhe atje gjeta misteret më të mëdha, e u gëzova. Sepse vetëm në Kërkimin e së Vërtetës do të mund të qetësohej Shpirti im, dhe brenda saj të shuhej flaka ime. Jetova përmes kohërave, duke vështruar ata që rrotull meje shijonin kupën e vdekjes dhe riktheheshin në Dritën e Jetës. Gradualisht prej Mbretërive të Atlantidës kalonin valë ndërgjegje që kishin qënë një me mua, vetëm për t’u zëvendësuar nga lindja e një ylli më të vogël. Në bindje ndaj Ligjit, fjala e Zotit u rrit në një lule. Gradualisht zbritën në errësirë mendimet e Atlantidasve, derisa, më në fund, në këtë zemërim, Banori u ngrit nga AGWANTI (kjo fjalë nuk ka ekuivalent; do të thotë një gjendje shkëputje) e tij, duke shqiptuar Fjalën, duke thirrur pushtetin.
Thellë, në zemrën e Tokës, dëgjuan bijtë e Amenti-t, dhe, duke dëgjuar, i dhanë ndryshim lules së zjarrit që digjet përjetësisht, duke ndryshuar dhe duke u lëvizur, duke përdorur Logos-in, derisa ai zjarr i madh ndryshoi drejtimin e tij. Pastaj mbi botën vërshuan ujrat e mëdha, duke mbytur dhe duke zhytur në thellësi, duke ndryshuar ekuilibrin e Tokës derisa vetëm Tempulli i Dritës qëndroi në këmbë mbi malin e madh të Undal-it që përsëri doli lart nga uji, kishte disa që kishin mbetur gjallë atje, që i kishin shpëtuar vërshimit të ujrave. Më thirri pastaj Zoti e tha: Mblidhi njerëzit e mi! Nëpërmjet arteve që ke mësuar, merri dhe çoji larg përmes ujrave, derisa të mbërrini në tokën e barbarëve leshatorë që banojnë shpellave të shkretëtirës. Zbato atje planin që di! Atëherë mblodha njerëzit e mi dhe i hipa në anijen e madhe të Zotit. U ngritëm lart në mëngjes. I errët poshtë nesh dergjej Tempulli. Befas mbi të u ngritën ujrat. Ishte Tempulli i madh, u zhduk nga Toka, deri në kohën e caktuar.
Ne u arratisëm shpejt drejt diellit të mëngjesit, derisa poshtë nesh mbërritëm tek toka e bijve të Khem. Të tërbuar nga zemërimi ata erdhën të armatosur me topuzë dhe heshta, të verbuar nga zemërimi i kujt kërkon të shkatërrojë e të vrasë Bijtë e Atlantidës. Pastaj unë vetë u çova në këmbë, dhe, me skeptrin tim iu drejtova një rreze vibrimi duke i ngrirë në vend si copa gurësh prej mali. Pastaj u fola atyre me fjalë të qeta dhe paqësore duke u folur për forcën e Atlantidës, duke u thënë që ne ishim bijtë e Diellit dhe lajmëtarët e tij. I frikësova me spektaklin tim të shkencës magjike, derisa u përulën në tokë nën këmbët e mia, pastaj i lëshova. Banuam për një kohë të gjatë në tokën e Khem, për shumë e shumë kohë. Deri kur, duke respektuar urdhrat e Zotit, i cili ndërsa fle, jeton përjetësisht, i dërgova Bijtë e Atlantidës, i dërgova në shumë drejtime me qëllim që, nga barku i kohës, mençuria të lartësohet sërish në bijtë e saj. Banova për një kohë të gjatë në tokën e Khem, duke bërë vepra të mëdha mençurie. Bijtë e Khem u rritën drejt dritës së dijes, u lagën nga shirat e mençurisë sime. Pastaj hapa një shteg për në Amenti, në mënyrë që unë të mbaj fuqitë e mia, duke jetuar epokë pas epoke si një Diell i Atlantidës, duke mbajtur mençurinë, duke ruajtur dokumentat.
U bënë të mëdhenj bijtë e Khem, i zotëruan popujt rreth e rrotull tyre, duke u rritur ngadalë në forcën e Shpirtit. Tani, për një farë periudhe po largohem prej tyre, për në sallat e errëta të Amenti-t, thellë në sallat e Tokës, përpara Zotave të pushteteve, edhe një herë ballë për ballë me Banorin. Ndërtova një portë mbi hyrjen, një udhëkalim që çon poshtë për tek Amenti. Të paktë do të kenë kurajon të guxojnë, të paktë e kalojnë portalin për tek Amenti i errët. Mbi kalimin, unë ndërtova një piramidë të fuqishme që përdor fuqinë që kapërcen forcën e Tokës (gravitetin). Shumë poshtë në thellësi, unë vendosa një dhomë, apo sallë, të mbushur me energji, prej aty gërmova një kalim rrotullues që mbërrin pothuajse në kulm. Atje, në kulm, unë vendosa kristalin, që dërgon rrezen në “Kohë-Hapësirë”, duke tërhequr forcën prej jashtë eterit, duke e përqëndruar mbi hyrjen për tek Amenti. Ndërtova dhoma të tjera dhe i lashë që të duken të zbrazëta, e megjithatë në to fshihen çelësat për tek Amenti. Kushdo, që me kurajo do të guxojë të sfidojë mbretëritë e errëta, le të purifikohet më parë nga një agjërim i gjatë. Le të dergjet në sarkofagun prej guri në dhomën time. Pastaj unë do t’i zbuloj misteret e mëdha.
Shumë shpejt ai do të ndjekë udhën ku do ta takoj, madje edhe në errësirën e Tokës, unë, Thoth, Zot i Mençurisë, do ta takoj dhe do ta mbaj si fëmijën që është duke hedhur hapat e parë, dhe do të banoj përgjithmonë me të. Unë ndërtova Piramidën e Madhe, projektuar sipas piramidës së forcës së Tokës, që digjet përjetësisht, në mënyrë që, të mund të rezistojë nëpër shekuj. Në të unë grumbullova dijen time të “Shkencës Magjike”, në mënyrë që të mund të jem këtu kur të kthehem sërish nga Amenti. Po, ndërsa unë fle në Sallat e Amenti-t, Shpirti im, që bredh i lirë, do të mund të rimishërohet, duke banuar mes njerëzve në këtë formë apo në një tjetër. (Hermes, tre herë i linduri). Unë jam I Dërguari mbi Tokë i Banorit, duke përmbushur urdhrat e tij, në mënyrë që njeriu të mund të lartësohet. Tani po kthehem në Sallat e Amenti-t, duke lënë pas meje pjesë të mençurisë sime. Ruajini dhe mbajini urdhrin e Banorit: Ngrijini gjithmonë sytë tuaj drejt dritës!
ME KALIMIN E KOHËS SIGURISHT QË KE PËR TË QËNË NJË ME ZOTIN, SIGURISHT QË KE PËR TË QËNË NJË ME DREJTËSINË E ZOTIT, SIGURISHT QË KE PËR TË QËNË NJË ME TË GJITHËN. TANI PO LARGOHEM NGA JU. NDIQINI URDHËRIMET E MIA! RUAJINI TË PANDRYSHUARA, QOFSHI ME TO, DHE UNË DO TË JEM ME TY, DUKE JU NDIHMUAR DHE DUKE JU UDHËHEQUR NË DRITË. TANI PARA MEJE HAPET PORTALI. UNË PO ZBRES POSHTË NË ERRËSIRËN E NATËS.
Mare nga faqa: Masonët e Shqipërisë

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *