Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, prej
disa kohësh nuk gëzon shëndet të mirë, pavarësisht një përmirësimi të
lehtë në periudha të caktuara.
86-vjeçari, i ardhur në krye të institucionit më të lartë ortodoks në vend rreth 24 vite më parë, është rënduar nga ana shëndetësore, fakt që pranohet edhe nga këshilltari për mediat pranë Kishës Ortodokse, Thoma Dhima.
Kështu, në një intervistë për mediat ai ka pranuar gjendjen e rënduar të Janullatosit , ndërsa pohon se rreth 1 muaj më parë ai ka vuajtur nga problemet në shtyllën kurrizore, gjë që e kushtëzonte në kryerjen e meshave.
“At Janullatosi, falë Zotit, tani është mirë, por muajin e kaluar gjendja e tij shëndetësore nuk ishte në parametrat e duhura. Duke filluar nga muaji gusht, Hirësia ka mbajtur vetë meshën përpara besimtarëve, duke gëzuar shëndet më të mirë tashmë”, shprehet këshilltari Dhima.
Teksa flitet se në fund të majit korrik ka pasur edhe një mbledhje të krerëve më të lartë të ortodoksisë shqiptare në vend. Ky fakt pranohet përsëri nga këshilltari Dhima, i cili shton, se mbledhja është bërë, por nuk saktëson se çfarë është diskutuar në atë takim.
“Ka pasur një takim mes krerëve më të lartë të Ortodoksisë, por nuk është marrë asnjë vendim i jashtëzakonshëm. Shëndeti i rënduar i Hirësisë së tij Janullatos është diskutuar, por nuk mund të them më shumë se sa kaq. Çdo vendim që merret për shëndetin e Janullatosit, kryhet nga Sinodi dhe krerët më të lartë të Ortodoksisë në vend”, shprehet Dhima.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *