Friday, January 16, 2015

Medvegja , Bujanoci dhe Presheva, diskriminohen kurse Serbia në Kosovë zbulon Shtatore të Carëve e Sulltanëve pushtues Serbë

Shkruan : Mr.Sc. Refik HASANI

- Përmendorja e parë është vendosur në muajin qershor të vitit të kaluar me ceremonit më të larta të kreut të Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë Millosh Obiliqi (Kopiliqi), i cili ishte njëri nga figurat më qendrore në Betejën e Kosovës-1389 dhe u shçua pasi që mundi të vrasë Sulltan Muratin e I-rë, i cili udhëhiqte Perandorin Osmane dhe - Pardje në Graqanicë është bërë edhe zbulimi i
përmendores së mbretit Millutin , i cili sipas historianëve ka jetuar para shtatë shekujve kishte pushtuar një pjesë të Kosovës së sotme dhe një pjesë të Shqipërisë së sotme . z.Aleksandër Jabllanoviq,nga lista Serbe në Kosovë është Ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve, i ka ofenduar rëndë familjarët e të pagjeturve , në Gjakovë , pasi këta nuk kishin lejuar që në vendin e krimeve të ktheheshin kriminelët Serbë , ata të cilët vetëm në Masakrën e Mejes vranë, masakruan, përdhunuan e shfarosen rreth 400,Shqiptarë të moshave të ndryshme. *** Në çdo festë dhe në çdo vikendë në Kosovë kemi në vizitë Qeveritare dhe Parlamentit të Republikës së Serbisë,ku po e njëjta nuk lejohet në Bujanoc vendosjen e shtatoresë së heroit ton Kombëtarët Skënderbeut . Kurse më datën 20 janar 2013 është hequr dhunshëm Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë . Përveqë Kryeministrit aktual të Shqipërisë z.Edi RAMA, i cili e vizitoi Preshevën nga Republika e Kosovës nuk ka ndodhur vizita që nga viti 1999, në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë si një Krahinë e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe të binden mbi diskriminimin që ju bëhen në të gjitha fushat, në të gjitha poret e jetës këtyre banorëve shumicë të këtyre tri Komunave . Kështu nuk është RECIPROCITETI !!! 
16 Janar 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *