Thursday, January 01, 2015

Me thirri errësira , i thash jo !


Më thirrnin vëllezërit e gjakut ( të humbur në err|ësiren e porositur të së kaluarës së verbër ) që mos e festoj vitin e Ri ! Këto fishekzjarre që u ndezën mbrëm ishin padegjeshmeria shekullore e ketij kombi kundër errrësirës së përgatitur!

Kurse nga Vjena na erdhi një dritë e përkrahjes , kur në Koncertin e madh tradicional të vitit te Ri te Filharmonise se saj u ndegjua kenga shqipe:Shpirti Shqiptar ( Albanian Soul) . i Shkëlzen Dolit më ngriti vetëdijen time europiane , ma zgjoi egon e fashitur dhe të ndrydhur me shekuj ; Vjena tingllon shqip , Vjena këndon shqip , Vjena qendra e kulturë së lartë të qytetruar ia thot shqip.
Cilës ti shkoj pas ? Errësirës shekullore që memzi i mbijetuam apo dritës së civilizimit që më dha krah ,që në mesin e Europës , në majet e qyteterimit të saj me thirri të vallëzoj vallën time krenare te cilën edhe bota e njef , e do dhe e çmon ?
:”Kujt i pakësohet turpi, i është pakësuar ndërgjegjja; kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemra”.thot libri . Secili njeri e ka hijen e vet. Edhe një fije kashte e ka hijen e vet. Por, halli tjetër na ka pllakosur neve: Hija e jonë, fjala dhe morali ynë, puna dhe synimi ynë, shpesh nuk shëmbëllen në veten tonë. Na vërtet po nxitojmë, po na ngutet diçka në jetë, po shihet,deri me sot kemi kaluar shumë shtigje, por, mjerisht nuk nuk po e dijmë cakun për ku jemi nisur. Dhe, neve, o shpëtimtar mëkatar tëkombit, shpeshnaka rënë të këndojmë nëpër terr, të ecim nëpër terr të flasim nëpër terr, e besa edhe të punojmë do “punë” nëpër terr. O boll ma se u bëmë horr, duke kërkuar veten tonë, identitetin, dashurinë, pasurinë, kolltukun nëpër hijet e vetvetes sonë." (fxh ) Mjerë na që s’po i përngjajmë hijes sonë !
Biri i kujt jam ? Nuk dua që terri i thellë të më kapërdinë në vertigon e saj . Nuk e lëshoj kurrë vendin tim , pjesën time që ia kam dhënë kësaj Europe. . Zërat e turbullt mohues të prapambetjës të përzier me gjakun dhe djersën tonë më thërrisnin deri mbrëmë , por unë nuk u mashtrova të futem në vallën e fikjes , vallen e të ftoftit lindor .
Fishekzjarre , ngazëllim civilizuas duke e shqelmuar përfundimisht errësirën, erën e keqe tëprapambetjes e treguan të vetën. Qellimeve tona të pastërta properëndimore i dha jehonë violina e Shkëlzen Dolit mu në qendër të Europës !
“Shpirtbardhësia është pasuri vetjake për të bër mirë për të ndarë të mirën me të tjerët, për dashurinë ndaj njerëzishmërisë. Njerëzit që bëjnë diçka të mirë për të tjerët quhen shpirtbardhë. Shpirtbardhësia është veti , është virtytë i njerëzve të ndryshëm ” që nga padogogu Basedow , Nënë Tereza e deri te Bill Gatesi.”Shpirtbardhësia e vën qenjen e njeriut dhe veprimet e tij në qendër të të gjitha virtyteve qytetare.(fxh)” Më thirri drita e Europës! i thash po.
Fahri Xharra, 1 janar 2015 ,Gjakovë

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *