Nga:Arben LLALLA
Për herë të parë emrin ALBAN na e tregon gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu, por faktet e fundit tregojnë se këtë emër e shohim përsëri jo në Iliri ose Arbëri, por shumë larg, në Britaninë e Madhe diku rreth viteve 300. (Ka shumë mendime që ngjarja të ketë ndodhur midis viteve 251-257, gjatë sundimit të Britanisë nga Decius ose Valeria, por ka një gojëdhënë se mundet edhe në vitin 209, kur Britania ishte nën pushtimin e perandorit Septimus). Fjalë është për Shenjtorin me emrin Alban (Shën Shqiptari), që u martirizua sepse ishte i krishterë dhe kjo nuk është gënjeshtër, as mashtrim, por një ngjarje e vërtetë historike që ka ndodhur në fillim të përhapjes së krishterimit, për martirin e parë të saj. Sot shumë kisha, manastire, organizata fetare e shkolla mbajnë emrin Shën Albani ose Albans. Emërtimi i këtyre lidhet me një ngjarje të ndodhur në Anglinë qendrore, dhe pikërisht në qytetin e quajtur dikur Verlamion, sot Saint Albans. (Qyteti Verlamion ishte themeluar nga një britanik me emrin Iton Age, pas pushtim romak të Britanisë në vitin 43, ky qytet u quajt Verulamium dhe u zgjerua shumë).
Nuk dihet saktë për familjen e shenjtorit Alban, por dihet se ai jetonte në shtëpi dhe jo kasolle skllave, pra i përkiste një familje ushtarake romake sepse në disa raste figura e tij na tregohet me veshje ushtarake romake.
Ndoshta ndonjë familje romake e vendosur në këtë qytet duhet ta ketë pasur prejardhjen nga Albania (Shqipëria) dhe ka ruajtur emrin e vendit amë, por këto mbeten vetëm hipoteza. E rëndësishme është se kemi një shenjtor dhe një qytet me emrin ALBAN. Zanafilla e daljes në pah të emrit SHËN ALBAN fillon në fillim të viteve 200 ose 300.
Një ditë në shtëpinë e Albanit i cili ishte qytetar romak troket një prift i quajtur Amphibalus të cilin e ndiqnin ushtarët romak sepse predikonte krishterimin, ai e fsheh priftin për disa kohë në shtëpinë e tij. Gjatë qëndrimit prifti kryente lutjet fetare, Albani duke parë përkushtimin e klerikut ndaj Zotit i lutet priftit për ta pagëzuar në të krishterë pasi ishte pagan.
Ndjekësit e priftit mësojnë se ai fshihej në shtëpinë e Albanit dhe shkojnë për ta arrestuar. Para se të vinin romakët për kontroll, Albani për të mbrojtur priftin vesh rrobat e tij duke ofruar veten në duart e ushtarëve me rrezikun e dënimit me vdekje.
Ushtarët romak e arrestojnë Albanin në vend të priftit të vërtetë dhe e dërgojnë para gjyqit.
Gjatë gjykimit gjykatësi vërteton se i arrestuari nuk ishte prifti që kërkonin, por një njeri tjetër i cili ishte paraqitur si prift.
Gjykatësi e pyet Albanin se përse ka zgjedhur të fshehë një rebel? Për këtë shkak mund të dënohet me vdekje dhe nga cila familje vinte? – shenjtori ju përgjigj - Kjo çështje ju shqetëson juve!? Po ju them se jam i krishterë.
Atëherë gjykatësi këmbëngul për emrin e familjes që i përkiste. Albani i thotë se prindërit e thërrisnin ALBAN dhe i besojnë të vetmit Zot që ekziston, krijuesit të vërtetë që ka krijuar çdo gjë.
Gjykatësi pasi dëgjojë këto fjalë dhe kuptoi se çdo torturë ishte e kotë që Albani të tërhiqej nga besimi krishterë e dënoi me prerjen e kokës. Kur mësoi Albani se ishte dënuar me vdekje, u gëzua dhe falënderoi Zotin sepse u ngeli besnik bindjeve të tij krishtere.
Duke shkuar drejtë vendit të ekzekutimit Albani pa njerëzit e shumtë që ishin mbledhur mbi urën që kalonte një lum dhe u afrua buzë lumit, ngriti sytë nga qielli dhe iu drejtua Zotit të plotfuqishëm që uji të zmbrapset duke lënë shtratin të thatë për të kaluar në anën tjetër. Kjo dëshirë e Albanit u plotësua nga Perëndia. Të pranishmit u habitën nga kjo mrekulli bashkë me ta edhe ekzekutuesi i cili e flaku shpatën tej dhe nxitoi për te Shën Albani. Ai u lut që në vend të njeriut të shenjtë, ti prehej atij koka si martir.
Atëherë u gjet një ekzekutues i dytë i cili pasi i preu kokën Albanit, vrau edhe ekzekutuesin i cili kishte refuzuar urdhrin e gjykatësit. Pasi kreu këto dy vrasje ekzekutuesit i dolën sytë nga vendi.
Pas disa ditësh u kap prifti që kishte strehuar Shën Albani, i cili po ashtu u ekzekutua.
Pas pak kohe gjykatësi dëgjoi për mrekullitë që kishin ndodhur nga lutjet e Shën Albanit dhe urdhëroi menjëherë ndërprerjen e përndjekjeve të njerëzve që besonin në Krisht dhe të respektohej figura e tij.
Varri i Shën Albanit u kthye në vend të shenjtë ku shumë njerëz të sëmurë pasi faleshin gjenin shërim të plotë. Atje ku dyshohet se u pre koka e Shën Albanin është ndërtuar Katedralja e St. Albans dhe brenda saj gjendet varri me disa pjesë nga trupi i tij.
Ndërsa në faqet e kodrës u ndërtua pas shumë vitesh qyteti ST. ALBANS ABBEY, vetëm disa kilometra në veriperëndim të Londrës.
Sot ka me dhjetëra kisha katolike dhe ortodokse që mbajnë emrin Shën Alban në të tërë botën, figura e këtij martiri të parë të krishterimit në Britaninë e madhe respektohet. Dita kushtuar aktit të flijimit të tij është 22 qershori, kjo datë fetare festohet në shumë vende perëndimori si Britani, Gjermani, Holandë, Danimarkë, etj.
Nuk besoj se është rastësi që një martir i krishterimit në shek. I-II ka emër Shqiptari, pa pasur lidhje gjaku dhe gjuhe me Shqipërinë. Për fat të keq historia e Shën Albanit nuk njihet nga historiografia shqiptare.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *