Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka deklaruar se banorët
e këtij regjioni do ta presin kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në
qendër sikurse kryeministrin e tyre.
“Vizita e kryeministrit Edi Rama do të jetë e hapur dhe ai do të takohet direkt me popullin, sepse me udhëheqësit është takuar me qindra herë, por populli është i interesuar ta shohë, ta prek dhe ti dëgjoj mesazhet e tij në qendër para qytetarëve që do të dalin ta presin me entuziazëm pasi e konsiderojnë atë si kryeministër të tyre” ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se Beogradi zyrtar përpiqet për ta parandaluar vizitën e kryeministrit në Preshevë, pas “qartë tregoi urrejtjen e tyre në incidentin e stadiumit”, duke thënë se këtë e ka bërë edhe më herët, dhe se “kurrë nuk e kanë fshehur urrejtjen ndaj shqiptarëve”.
Beogradi, shton Mustafa ka bërë përpjekje që të zvogloj rëndësinë e vizitës së kryeministrit shqiptar, pasi ai do të vij në ditën kur ka festë shtetërore në Serbi, kur nuk punojnë institucionet arsimore, por, sipas tij, kjo nuk do të arrihet, pasi “vizita e kryeministrit Rama do të hyj në histori, pasi asnjë kryeministër shqiptar nuk ka shkelur tokën e Preshevës”.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *