Heraldika dhe shqiptarët
Nga Qendrim Latifi
- Pse Shqipëria nuk ka institute të Heraldikës?
Në kohën e Mesjetës , emertimi maqedon
ju është referuar edhe shqiptarëve dhe këtë e dëshmon vula e perdorur prej Krerëve të Kuvendeve shqiptare të shek. XVI-XVII.
“Stema e Shqiperise pas vdekjes se Skenderbeut . Vula kancelarike të Krerëve të Kuvendeve shqiptare të shek. XVI-XVII. Dokumenti i parë i vulosur me të është i vitit 1593.Stema heraldike e Shqipërisë në këtë vulë është: Mbi nje shqyt (te kuq) nje shqiponje (e zeze) dykrenore me koka te kurorëzuara. Mbi shqyt qëndrom një kokërreth I madh(kurorë kavalieri) që lidhet me titullin aktual të kapitanëve-kavalierë që gëzonte Tom Plezha dhe Mark Gjini, perfaqësues kryesorë të Kuvendeve Shqiptare.
Vula qarkohet nga një mbishkrim në latinisht :
“SIGIL.REGNI.MACEDONIAE.ET.ALBANIE”.
Kjo vulë kancelarike u përdore deri më 1703 në Koncilin e Arberit mbajtur në Mërkinjë të Lezhës.”
“Stema e qyteti të Durrësit është e artë, me një luan të kuq ngritur mbi dy këmbët e pas,me. F.Heyer stemën e Durrësit e paraqet në blazon dhe e shoqëron me një kurorë të madhe mbretërore,vendosur sipër ku shkruan Königreich Albanien II. Durrësi ishte qendër politke dhe administrative e “ Mbretërise së Arbërise”, nën Karlin I Anzhu. F.Heyer nuk ka lënë shënime se simbolet e cilit qytet paraqet kjo stemë.Stemat e qytetëve shqiptare në albume heraldike paraqiten nën emërtimin “Albania”; tek F.Heyer ato paraqiten me emërtimet : “Königreich Albanien I” (për Beratin) dhe “Königreich Albanien II”(për Durrësin). A.Matovski në punimin e tij “ Stemat shqiptare në të kaluarën” shpjegon për stemat e paraqitura nga F.Heyer se “ ato janë stema të vjetra që kanë hyrë në koleksionin e ri” (më 1873).
Nuk mund të thuhet me siguri se në cilen periudhë u përdor kjo embleme. Më 820 bëhet qendër e ndarjes administrative bizantine të Themës së Durrësit. Në krye të pushtetit qendror qëndronte një strateg (duke).Në vitin 1350 Durrësi fiton autoniminë, duke u bërë Komunë qytetare (Comuna Civitatis), e tipit të Republikës së Raguzë. Në këtë periudhë qyteti ka organet e veta politike, legjislative e gjyqësore. Në krye të pushtetit qendror qëndronte një kont. Më 1368 Durrësi bëhet qendër politike dhe administrative e Principates së Topiajve me Kontin e Madh të Arbërisë, Karl Topia, e cila kulim e lulëzimit të saj e arriti rreth vitit 1388. Më 1392 Durrësi i kaloi Republikës së Venedikut , i cili i regjistron statutet dhe vulat (me stemen e qytetit), në senatin e Republikës së Venedikut.”
Stema ma e vjeter e Maqedonise vjen nga viti 1595 e punuar nga Korenić-Neorić dhe stema është e kuqe me luan te artë ndersa ajo me luan te kuq dhe sfond te art është stema e Bullgarisë.
Kjo e fundit vjen nga Pavao Ritter Vitezović e punuar ne vitin 1701/2 eshte i vetmi rast ku pershkruhet stema e Maqedonisë me keto ngjyra ne te gjitha rastet tjera stema e Maqedonisë është sikur ajo e lartpermendur dmth e kuqe me luan te art. Nje gje dua ta them per Pavao Ritter Vitezovićin , është se veprat e tija kan luajtur rol të rëndësishëm në levizjen sllave që është quajtur qëllimisht levizja ilire dhe është munduar t`i paraqes sllavët si pasardhës te ilirëve
Dy familjet shqiptare qe janë pikërisht nga Maqedonia; njëra nga keto familje Principata e Gropajve dhe tjetra familje nga Shkupi Prosalendi qe te dy nga keto familje për Stemë e kanë
pasu luanin.
Familja Gropa,
“Familja princore Gropa është një nga familjet më të mëdha dhe më të dëgjuarat në Shqipërinë Lindore, gjatë shek. XIII-XIV.Principata e Gropajve u shtri kryesisht në Dibër, Ohër, Prespë, Perister(mal) me qendër politike dhe administrative në Ohër, reth viteve 1258-1334 dhe 1355-1394.Gropajt ishin të lidhur fort me Papatin. Ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje njihet sevasti Pal Gropa, të cilit, më 1273 iu përfshinë në Principatën e vet edhe fshatrat: Radikë ( e Madhe dhe e Vogël), Kovashicë, Zuadigoricë, Zerqan, Krajë , Zeshicë etj.
Në gjysmën e dytë të shek. XIV shquhet Andrea Gropa, I cili pret dhe monedhat e veta. Më 1389 Gropajt morën pjesë në Betejën e Kosovës. Më 1480 territoret e Principatës së Gropajve dhe të Kastriotëve kryesisht u përfshinë në sanxhakun e Ohrit. Armori i Gropajve është i artë me një luan të kaltër ngritur në dy këmbët e pasme.
Pas 1417 emblemës së Gropajve i shtohet një shqytëz i kuq me një kolonë të argjendtë dhe të kurorëzuar, të cilën e mban si mburojë luani I kaltër. Ky ndryshim lidhet me mbrojtjen që gëzonin Gropajt nga Papa Martini V (Kolona), stema e të cilit është e kuqe me kolonë të ardjendtë dhe të Kurorëzuar.Përshkrimi i emblemës së kësaj periudhe të dytë jepet nga T.Amayden, por i pashoqëruar nga ndonjë paraqitje artistike. Pas vitit 1467 Gropajt emigrojnë në Romë, duke marrë një mbiemër të ri, Ҫioki, për shkak të opingave të tyre karakteristike me retra, Dibrane.Trashëgimia e familjes Ҫoku (Qoku) I rendit Gropajt , paraardhësit e tyre, si familje arhondësh që më 1218.”
Emblema e Prosalendëve
Familjën e kapitanëve Prosalendi, pas pushtimit Osman, e gjejmë në Pargë, e cila në atë kohë ishte nën Venedikun. Më 1504 këtë familje e gjejmë në Librin e Artë të familjeve fisnike të Korfuzit.Familja Prosalendi ka qenë e lidhur fort me Patriarkanën e Konstandinopolit.
Ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje në fushën luftarake veçohet “kavalieri i Shën Markut” Teodor Prosalendi, i cili, më 1716, shquhet në rezistencën antiosmane që bëhet në ujdhesën e Korfuzit. Emri Prosak përmendet në dokumente historike që më 1018, si dhe me 1230, si emër kështjelle në jug të Shkupit.
Emblema e Prosalendëve është : E kaltër me një Luan të artë. Në ballë, djathtas, një diell i artë; majtas një yll i argjendtë gjashtëcepësh.
Referencat “
-Jerome de Bara,: Le Blason des armoiries, auquel est monstrée la manière de laquelle les anciens et modernes ont usé en icelles… reveu… par l’auteur (Jérôme de Bara) avec augmentation de plusieurs armoiries, tant anciennes que modernes. Viti: 1581
-Heraldika Shqiptare- Gjin Varfi Viti 2000.
-The Korenić-Neorić Armorial 1595
-Pavao Ritter Vitezović Stemmatographia sive armorum Illyricorum delineatio, descriptio et restitutio (1701) Stemmatographiae Illyricanae liber I. Editio nova auctior (Zagrabiae, 1702)
Per fat te keq se Shqipëria nuk ka institut te heraldikes, te vetmit autorë qe kanë botuar libra mbi këtë temë janë Jaho Brahaj dhe Gjin Vorfi .
(Shënim: Shkrimi u botua nën kujdesin e publicistit Z. Fahri Xharra dhe E Vërteta.al)
Nga Qendrim Latifi
- Pse Shqipëria nuk ka institute të Heraldikës?
– Sa botime per heraldiken i kemi ne gjuhen shqipe ?
– Si po e vjedhin Sllavo -Maqedonët heraldiken shqipëtare ?
Në kohën e Mesjetës , emertimi maqedonju është referuar edhe shqiptarëve dhe këtë e dëshmon vula e perdorur prej Krerëve të Kuvendeve shqiptare të shek. XVI-XVII.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *