Nga: Leon Molla
Quhet Ndue Lugja nga Kthella-Eper e Mirditës, ishte njëri nga të parët që ngriti zërin në vitet '90 kundër regjimit komunist i cili bëri thirrje për shembjen e regjimit më të egër të Ballkanit.
Prapaskenat e kohës u munduan që t'a ekzekutonin, detyrohet të largohet nga Atdheu nëpërmjet Ambasadës Italiane drejt Romës. Sot punon në Selinë e Shejtë Vatikan dhe gjithnjë ngre zërin për të mirën e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Më ra syri një shkrim i Ilir Lokës që fliste me tendenca ndaj përsonalitetit të Ndue Lugjës për të vetmin fakt që ka pritur në Selinë e Shejtë, Vatikan Sali Berishën dhe duke u munduar të hedhë padrejtësisht baltë e zullume kundër Berishes, ka cënuar njëkohësisht dhe figurën e Ndue Lugjës.
Në radhë të parë I. Loka duhet ta mësoje mirë që kurë Ndue Lugja ishte duke ju prirë Lëvizjes studentore, Sali Berisha nuk ishte akoma emër i njohur nga opinioni Kombëtar Shqiptarë .
Dhe sa për dieni të I. Lokës, Berisha ka shkuar tek Ndue Lugja dhe nuk ka ndodhur e kundërta. Ca përsona si I. Loka nuk janë gjë tjetër, veçse zullumqarë dhe intrigagjinj që mundohen të hedhin për opinioni dyshime ndaj përsonalitetit të tjetrit. Ndue Lugja ka qënë është dhe do të mbetet figurë e lartë dhe kontribuese për demokracinë e vendit dhe zë i fuqishëm për të mirën e Kombit Shqiptar pranë Selisë së Shejtë, Vatikan.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *