Shkruan : Mr.Sc. Refik  HASANI
Vizita e Presidentit të Federatës Ruse Vlladimir PUTIN,në Beograd në 
tetorin e vitit të kaluar ku i’u 
bë një pritje dhe parad ushtarake që 
askujt nuk u ishte bër që nga koha e vdekjes së Titos dhe prishjes së 
RSFJ-ës, pastaj ushtrimet ushtrake po ashtu vitin e kaluar nga Ushtria e
 Federatës Ruse në Serbi krejt afër kufirit me Kosovën dhe Kroacin. 
Kur 
 ksaj i shtojm  edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQ,vizitoi  
Moskën në muajin që e lam pasë . Nëse i kemi përcjellur të gjitha këto 
zhvilime më vëmendje , atëher afrimi shumë i Serbisë ndaj Rusisë nuk do 
t’na befasonte   Njoftimet e fundit që Rusia është gati të instalon 
raketa më bashkëkohore në krahinën shqiptare  të mbetur padrjetësisht 
nënë administrimin e Serbisë është kërcnim , provokim shumë i rëndë  , 
tentim i destabilizimit që prodhon frigë dhe pasiguri dhe të shpërngulen
 shqiptarët dhe që Presheva të mbetet një zonë ushtarake . Vendosja e 
raketave Ruse në këtë këtërkëndësh kufitarë që Serbia në këtë rast 
Presheva kufizohet me Kosovën , Maqedonin dhe është shumë afër kufirit 
me Bullgarinë.
***
Në momenetin e tanishëm është një situatë bukur e trazuar, kur në 
Podgoricë ka zhvillime për ta rrëzuar qeverin pro-Evropiane  . Kur në 
Maqedoni nuk është gjendja aspak e mirë pasi ky shtet ende nuk pranohet 
me emrin e vërtet as nga Greqia, nga Serbia dhe Bullgaria e mbi të 
gjitha ka problemte serioze të funksionimit të mbredshëm  pasi nuk 
pranon realitetin duke ua mohur gjysmës së banorëve të vet të drejtën 
legjitime . Maqedonia sivjet më nëntë maj u trondit nga rasti i 
Kumanovës . Po ashtu kur Republika e Kosovës është në rrugën e 
integrimeve dhe nënshkroi MSA-në më 27 Tetor dhe ende nuk është anëtarë e
 instancave dhe mekanizmave të BE-së , anëtare e OKB-së dhe paktit 
ushtarak të NATO-së edhe pse mbrenda Kosovës kemi forca paqëruajtëse të 
NATO-së. Kur i marrim të gjitha këto zhvillime që edhe Greqia është në 
kriz të thellë financiare. Tani kemi edhe krizën e refugjatëve Sirian  
që  pikërisht kalojn përmesë Preshevës .  
***
Kështu Presheva është bërë një nyje shumë e rëndësishme edhe në aspektin
 ushtarak dhe që me instalimin e raketave Ruse  e bën një qytet shumë të
 pasigurt ku vetëm sivjet kemi pasur vizita të shpeshta të Gjeneralëve ,
 ministrave dhe qeveritarëve më të lartë të Serbisë  sigurisht në këto 
vizita ishin së bashku edhe ata të Rusisë . Kjo mënyrë që ka zgjedhur 
Rusia për të instaluar raketa pikërisht në Preshevë  është një plan i 
errët pasi ishte mirëfilli se në bazën më të madhe  ushtarake të Serbisë
 në vendin e quajtur ,,Cepotin’’ , në Komunën e Bujanocit do të jetë një
 poligon për stërvitje me forcat e Amerikanëve kur ksaj i shtojm që nga 
Presheva nuk është largë edhe baza ushtarake më e madhe në Kosovë në 
Kampin ,,Bondsteel’’ , ku mundë të ndihemi të sigurt  .    Ne , më herët
 kemi shkruar që Serbia  është në mes të Rusisë dhe BE-së në dy vazhdime
 që gjithnjë  po vërteton pasi  zhvillimet  jan në favor të këti 
konstatimi  . Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të 
kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve 
ushtarake . 
04 Nëntor 2015


No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *