Nga: Skender Shala
Kurr skemi pasur më shumë intelektual analfbet e qyqar së sa sot, me të cilët as në parajzë nuk shkohet!
Tani i befasuar dhe i mllefosur nga akademitë tona, për indiferentizmin e
 tyre të pakuptimt për rrethanat e sotshme,dhe mosangazhimin e tyre në 
këto proçese delikatë, kjo smund të ketë emër tjetër vetëm së një 
çthurje papërgjegjësi morale e nivelit më të ultë intelektua të kohësl! 
-Fatkëqësisht ky është realitëti i hidhur dhe shumë i pakuptimt! Sëpse 
kurr skemi pasur më shumë shansë të shkojmë përpara dhe të zhvillohemi 
së sa sot.
  Asnjëhëre gjatë historisë nuk kemi pasur më shumë intelektual, 
profesor, doktor, akademik, kuadra të larta së tani! Kur dihet së shumë 
politika shtëtërore nga akademitë e shkencave burojnë. Kurse ne 
shqipërart, presim së çbëjnë dhe çthojnë tjerët për ne!
 Bëjmë sehir para gjithë këtyre situatave sikur nuk kanë fare të bëjnë 
me neve, sikur asgje s`po ndodhë! Athu, nuk po shifen këto pavlera të 
shëmtuara në kultur e gjithëkund?!
At Gjërgj Fishta shkrunte: Shqipetart hajnë fiq (p...) e kastraveca (k..), e qesin petlla me uji!
-Edhe sot ne vazhdojmë ti hajmë e ti po të njëjtat këto ,,zërzavete speciale“.
Ja shifeni sot këtë rrëmujë, të gjithë veprojnë me të njëjtin recept, 
nga e njëta kuzhinë por në forma të ndryshme, disa nëntokë e disa mbi 
tokë, sikur të ishin dresuar në të njëjten shkollë me të njëjtin 
program, kush më shumë e kush më pak, bashk në hajni, korrupcion, krim, 
grabitje, dhe në shumë shëmti tjera. Dhe gjitha këto bëhën nga një grup i
 vogel me elegancën më të madhe profesionale demagogjike e 
institucionale pa ju futur therrë në këmbë!
Edhe sot mbas 16 vitëvë të gjitha institucionet udhëheqën nga mafija me 
melitantët e vet, duke zhytur vendin drejt e në humnër! – Kështu është 
kur mungon profesinalizmi. 
Drojë së kjo çthurje nga ky ujem i këti soji, ka rrezik të bëhet kronike
 dhe pastaj na i mori lumi të mbjellurat me shumë mundime e sakrifica 
gjatë shekujve deri me sot!
-Sot qytëtaret me të drejtë janë të shqetësuar nga kjo politikë që gjeneronë dhe sjellë pasiguri!
Po si të ketë zhvillim, kur as një qevëri nuk ka vizion e strategji për 
zhvillim ashtu si e kërkon koha! – Vetëm ngulfatje, hajni dhe korrupt! –
 Prandej mungojnë investimet.
Populli thot: katundi që shifet nuk do kallauz.
Shife parlamentin tonë vitë me radhë, në vend që të debatohet për 
çështje parimore, ata merren me çdo gjë tjetër, por aspak për çfar janë 
të thirrur dhe emruar nga vota e popullit. Kjo tregon më së miri së nuk 
janë të denjë ta përfaqësojnë e lërë më ta ntërtojnë shtëtin. Më tepër 
përngjanë në një klub grindavecësh së sa qevëritarë. Aty theksohen 
interesat përsonale dhe lufta për pushtët! Kjo rremujë e pakuptimt 
ndodhë atëhere kur mungojnë doktrinat e mirëfillta intëlektuale dhe mos 
angazhimi i qytëtarve! Ky kollaps indifferent i qytëtarve një ditë do të
 na kushto shumë.
Mendoi së gabimi është bërë duke formuar parti militante, pa ditur së 
çjanë ato dhe në shërbim kujë duhet të jenë, dhe paditur së çfarë është 
demokracia. Sëpsë krejtë partija është lidërizëm, bajraktarizëm dhe 
militant.
Asnjë nga partitë nuk kanë kuadra të mirëfillta as për një kooperativë 
bujqësore, e lërë më për shtët. Atëhëre dalin çartë qëllimet dhe 
intëresat individuale e grupore, dhe mbajtja ose marrja e pushtëtit me 
çdo kusht. Prandaj fusin partizanet analfabet nepër vendët kyqe, duke 
organizur klane që të kenë mundësi të udhëheqin me lehtësi 
bajraktarizimin provincial!
 - Atëhërë si të ketë zhvillim, kur katundarizohën të gjitha 
institucionet në atë kuptimin provincial me idollogji lokaliste. Ka 
vetëm ngulfatje zhvillimit  ekonomik dhe politik!
-Kjo tregon nivelin shumë të ultë të institucioneve me të larta 
 shkencore, duke përfshirë edhe nivelin e ultë të vetëdijesimit qytëtar!
 Prandej, të gjitha këto rropullitje, kanë nxjerrë në shësh nivelin e 
ultë arsimor, në radhë të parë papërgjegjësinë e intelektuale. 
Por kjo katrahur sot, nuk do të thot së kombi shqipëtar nuk ka 
intëlektual të mirëfillt, me vizione të reja për ti qëverisë politikat 
zhvillimore! Jo jo, po ata nuk kanë shansë të dalin në arenën politike, e
 para nuk janë antar të një ,,subjekti politik“ e dyta janë në gjendje 
shumë të veshtirë sociale, duke qënë të anashkaluar dhe të ngulfatur 
vazhdimsht nga analfabetizmi intëlektualve nëpër pozita!
-Pra këto janë pjesërisht disa nga faktët që po e pengojnë zhvillimin e përgjithshmë të vendit.
 Cfar mund të shtojmë tjetër këti mendimi pos; ne kemi shumë intëlektual
 indifërent dhe analfbet e të papërgjëgjshëm nëpër institucionet e larta
 dhe në skenën politike!
Rreziku qendron në atë sikur jemi mësuar të presim gjithëhëre të na 
ndihmonë dikush, kurse ne vetë lujamë rrolin e të nështruarit, të 
shtypurit, si të shaluar që me kohë!
Një kategori tjetër zhurmagjijsh, sikur u konvenon ta kenë një gropë të 
hapur përherë që të kenë ku ti gjuajnë plehrat e veta! Disa të tjerë me 
skepticizëm ushqehën pa gjetur as forcën më të vogel e të dinjëteshme 
për shoqërinë që i përket! Ka edhe nga ata që thojnë ,,një gjarpër që 
s`me han mua rroftë 100 vjet! Ka edhe shumë bashkepuntorë të Sërbisë që 
me devotshmëri kryejnë punë për mës bisnesëve e formave të ndryshme. 
- Kjo ka sjellur situatë konfliktuoze, deshprim, vetëpërdhosje dhe zhgenjim total! 
Ky zhgenjim i ka damkosur qytëtaret e Kosovës deri në vetëmohim dhe indifërentizëm!
Kjo tregon më së miri në cfarë pozitë jemi sot ne qytëtaret e Republikës së Kosovës?
-Të përçar me një ,,politizim“ naiv, krejtësisht indifërent.
Dhe kështu ne vazhdojmë ecjen tonë pahamendje,dhe pa u shqetësuar shtigjevë të panjohura për t`ardhmen shumë të pa sigurt!!!
Një ditë patjetër na duhet ti bashkojmë forcat dhe veprimet për intëresa madhore! 

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *