“Projekti i Shqipërisë së Madhe nuk ka qenë kurrë projekti i
Republikës së Shqipërisë, por është një produkt i Serbisë, e cila e ka
përdorur si justifikim për ambicjet e veta për të krijuar Serbinë e
Madhe”.
Një fjali e zakonshme kjo mes politikës dhe historiografisë shqiptare. Por këtë herë një mbështetje na vjen nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. Instituti me qendër në Ljubjanë analizon prej vitesh atë që ndodh në dy prej zonave më të nxehta të globit dhe në prag të vizitës së Edi Ramës në Beograd më 10 nëntor, ka nxjerrë një përmbledhje të marrëdhënieve historike dhe të tanishme mes dy vendeve.
Përveç kronikës së asaj që ndodhi në ndeshjen e futbollit dhe reagimet që pasuan nga të dy palët, mjaft interesant është këndvështrimi historik i marrëdhënieve Shqipëri-Serbi. Sipas shkrimit, edhe pse një numër i madh shqiptarësh jetojnë edhe sot e kësaj dite në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbinë e Jugut, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë nismëtare e luftrave kundër këtyre shteteve për të rivendosur kufijtë etnikë, siç kanë qenë para Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në 1913-ën e largët. Ndërsa i fundit i serbëve që ka ndërmarrë luftra për zgjerimin e territorit të shtetit të vet ka qenë Sllobodan Millosheviçi.
Megjithatë, studimi nuk lë pa përmendur problemet e brendshme të Shqipërisë, si ato në fushën e energjitikës dhe korrupsioni i përgjithshëm, ku këshillohet edhe ndërhyrja e BE-së për të luftuar korrupsionin.
Gjithashtu në shkrim sugjerohet edhe se koalicioni PS-LSI mund të kthehet kundër vetë dy partive, nëse nuk zgjidhin çështjen e politikanëve të korruptuar, edhe brenda radhëve të tyre.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *