Shkruan : Refik HASANI
Gjatë ksaj vizite historike në Beograd,të kërkon nga instancat më të larta dhe njëkohësisht është një mesazh , që :
A. Referendumi i një dhe dy marsit të vitit 1992 të mirret parasysh ,
B. Respektimi i sakrificës dhe vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-së , të ndalen burgosjet dhe kurdisjet politike kundër ushtarëve dhe që amnistia dhe demilitarizimit i ksaj krahine,të ndërprehen dhe të respektohet marrëveshja e Konçulit ,
C. Kryeministri Shqiptarë , duke vizituar vendin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë të kërkon kthimin në vendin që ishte hequr pa të drejtë dhe dhunshëm dhe
D. Ndaljen e diskriminimit të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës si në investime dhe respektim në punësim në proporcion me populllatën në Polici , Gjykatë , Kadastër si dhe në institucione tjera lokale , qendrore e përfaqësime jashta , por edhe përdorimin e gjuhës , simboleve kombëtare , kulturë dhe ruajtja e monumenteve kulturo-historike etj. .
Kryeministri duke vizituar lokalitete dhe vendbanime të ksaj krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë do të njoftohet për së afërmi që pastaj Parlamenti i Shqipërisë duke debatuar me një pikë të të rendit të punës të marrë vendim që edhe opinioni jo vetëm shqiptarë të njoftohen me qëndrimin zyrtarë të shtetit shqiptarë . Politika dhe diplomacia të sensibilizoj edhe instanca e mekanizmat e BE-së dhe deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të shtrohet diskriminimi i popullatës shumicë shqiptare të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës .
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *