“Ajo që më shqetëson më së shumti për momentin janë zhvillimet në Maqedoni, ku vërehen tensione mes komunitetit sllavo-maqedonas dhe atij shqiptarë. Janë shënuar disa ngjarje të mëdha në Shkup, si kundërpërgjigje ndaj disa vendimeve gjyqësore kohëve të fundit. Vendi është ende jo-stabil në disa aspekte, dhe bllokimi i euro-integrimeve nga Greqia, fatkeqësisht, nuk e ndihmon situatën”.
Bild në shkrimin e tij e përdor emrin kushtetues të Maqedonisë, por në asnjë rast nuk përmend termin “maqedonas” si përcaktues identiteti, njëjtë sikurse diplomati amerikan Xhes Bejli disa ditë më parë.
“Në strukturën e shoqërisë maqedonase ka më shumë se sa vetëm sllavë dhe shqiptarë. Ka turq, romë dhe të tjerë; dhe kjo është një ‘mikro’ mënyrë për pasurinë e Ballkanit, dhe të bashkohet e gjithë kjo popullatë në një të ardhme të përbashkët” , deklaroi Xhes Bejli, ambasador i ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni.
Nëse deklarata e Xhes Bejlit u arsyetua shpejtë si e rastësishme dhe pasojë e keqinformimit, vështirë se diçka e tillë mund të kalojë edhe për Karl Bild. Ministri i Jashtëm suedez ka vizituar shpesh herë Maqedoninë, dhe është njohës shumë i mirë i gjeopolitikës në Ballkan. Ai ka shërbyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian në ish Jugosllavi në vitin 1995, dhe në Bosnje prej 1995 deri 1997. Prej vitit 1999 deri në vitin 2001 është emëruar si i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Deklaratat e tilla të njëpasnjëshme të diplomatëve me peshë ndërkombëtare rreth identiteti të popullit maqedonas, kanë ndezur alarmin e pushtetit në Shkup, i cili vetëm viteve të fundit kishte investuar qindra milionë euro në antikizimin e Shkupit, përmes projektit “Shkupi 2014”.
Shiptar news :-)
ReplyDelete