Friday, September 26, 2014

VATIKANI KA PRANUAR VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE PARADIPLOMATIKE ME KOSOVËN

Me qëllim të arritjes së njohjes nga Selia e Shenjtë, Qeveria e Kosovës ka pranuar sugjerimet e Selisë për emërimin e një diplomati në Vatikan, i cili do të vendoste marrëdhënie “paradiplomatike” deri në njohjen definitive të Republikës së Kosovës.

Por, kjo çështje ka mbetur pezull, pasi Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i legjislaturës së kaluar, ka vlerësuar se propozimi nga ana e MPJ-së është bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin mbi shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxha, ka thënë se autoritetet më të larta të Selisë së Shenjtë kanë sugjeruar që të emërojnë një diplomat, i cili do të vendoste marrëdhëniet paradiplomatike deri në njohjen definitive të Republikës së Kosovës.

***
Populli iliro-shqiptar padyshim se është populli i parë në Evropë që pranoi me vullnet krishtërimin.

Predikimet e para të lajmit të gëzueshëm (për lindjen e Jezu Krishtit) në këto troje i bëri Shën Pali, apostull, pastaj ushtarët ilirë që gjendeshin në kuadër të ushtrisë së Perandorisë Romake, nëpërmjet fisit ilir të Parthëve, Shën Bartolomeu, Shën Luka, Titi (nxënës i Shën Palit), që ishin ilirë e të tjerë.

Pyetjes se pse ende Kosova nuk është njohur nga vendet myslimane dhe Vatikani, edhe pse është një vend ku ka më shumë mysliman, Don Lush Gjergji u shpreh se:

“Kisha katolike ka përkrahur gjithmonë popullin shqiptar, po mos të ishte Propaganda fide në vitin 1622 nuk do ta kishim as Mesharin e Gjon Buzukut e nuk do ti kishim as edhe shkrimet tjera, edhe vetë lufta e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e ka përkrahjen e Papës, pa ndihmën e Venedikut dhe Napolit nuk do të ishte e mundur as të mendohej”.

Edhe faktet e Formulës së Pagëzimit, Mesharit të Buzukut, Bogdanit, Budit, Gjeçovit, Fishtës… e deri në ditët tona e dëshmon këtë.

Le të sqarohet më mirë roli i themelimit të “Propaganda Fide” për ruajtjen e fesë së krishterë në vise që tashmë ishin nën sundimin turko-otoman, e më këtë, kuptohet, ishte edhe ruajtja e gjuhës, traditës, kulturës…, si p. sh.

“Kuvendi i Arbërit” në vitin 1703 e shumë nisje tjera, ose gjetja dhe ruajtja e Mesharit të Buzukut në Vatikan, si dhe shumë dokumente ende të pazbuluara dhe të pahulumtuara.

Në rrethanat e sotme Vatikani zyrtarisht dhe publikisht nuk e ka njohur por ekziston vëllimi “Selia e Shenjtë dhe çështja e Kosovës”, ku Papa ka reaguar në çdo padrejtësi dhe moment të dhunës dhe këtë e ka bë përmes Imzot Nik Prelës i cili në atë kohë ishte Ipeshkvi ynë dhe udhëhiqte Kishën katolike në Kosovë.

Vatikani gjithnjë ka pranuar ish-presidentin Sejdiu, por edhe Thaçin e Enver Hoxhajn të cilët kanë pasur trajtim të njëjtë me delegacionet e tjera.

A E KENI DITUR SE :

Shteti i parë që njohu zyrtarisht Shqipërinë si vend i pavarur ishte Vatikani!

Më 12 nëntor 1920, Selia e Shenjtë emëroi delegat apostolik në Shqipëri, Ernesto Cozzi (1870 – 1926).

Në Shkodër, në të njëjtën periudhë, u hap Gjimnazi Klasik i drejtuar nga françeskanët.

Drejtues i tij deri në 1940 ishte At Gjergj Fishta.

Vetë Benedikti XV dha 100 mijë lira.

Një shumë goxha e madhe për kohën.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *