Në këto kohë të vështirë, Ukraina mund të kishte shumë nevojë për këto tanke, por ata thjeshtë janë grumbulluar në një varrezë gjigante në një cep të harruar të vendit, në pritje që të shndërrohen në skrap.
Qindra tanke të kohës sovjetike u fotografuan brenda një baze ushtarake në Slobozhashchyana, pranë Kharkivit, vetëm 30 kilometra nga kufiri me Rusinë.
Vite më parë, në kuadrin e reformave në ushtri, Kievi vendosi që nuk kishte nevojë për këto tanke, të cilët ishin vjetëruar dhe i nxorri jashtë shërbimit.
Në të vërtetë, me një firmë të vetme, Ukraina vendosi të nxjerrë jashtë shërbimit shumicën dërrmuese të tankeve të tij të kohës sovjetike.
E ndërsa është e qartë që këto armë të frikshme të një brezi të viteve 1970-80 do të mbeteshin inferiorë ndaj pajisjeve moderne të NATO-s apo ushtrisë moderne ruse, ato do të përbënin gjithsesi një kërcënim, të cilin mbase presidenti Putin do ta merrte parasysh përpara se të urdhëronte sulmin mbi Ukrainën Jugore.