Kumanova është vërshuar nga forcat e armatosura policore gjatë mëngjesit të sotëm.
Aksioni policor përfshin arrestimin e një grupi më të madh, në të cilin personat kanë dosje të veprave të rënda kriminale, ndër të cilat gjenden tregtia me drogë, dhënia e parave me kamatë dhe larja e parave.Sipas të dhënave, grupi në fjalë është aktiv një kohë më të gjatë, ndërsa personat që përbëjnë grupin, kanë shfrytëzuar rastin që pas aksionit “Pluhuri”, të marrin nën kontrol terenin që më parë e ka kontrolluar grupi i të burgosurit Bajrush Sejdiu. Ky grup është I njohur për përdorjen e metodave agresive ndaj popullatës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, detaje më të hollshsishme do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme.