Mediat serbe kanë shfryrë vrerë ndaj përgjigjes së FIFA-së në lidhje me ndeshjen e parë miqësore zyrtare të Kosovës.
Përgjigja e FIFA-së ka qenë se çdo gjë ishte në rregull dhe se Kosova ka respektuar deri në fund modalitetet e caktuara për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare nga komisioni për çështje emergjente të FIFA-së më 10 janar të këtij viti.
“Hipokritët: FIFA e pranoi Shqipërinë e madhe”, ishte titulli i gazetës beogradase, Kurir. Sipas saj, drejtuesve të FIFA-së nuk po iu penguaka, paraqitja e përfaqësueses së Kosovës me simbole të shtetit dhe kombëtare. B92, një medium tjetër beogradas, me qëndrim më të moderuar, ka raportuar se “FIFA refuzoi ankesën e FSS-së për Kosovën”. “Kosova mund të luaj e lirë”, është titulli i gazetës, Alo. “FIFA refuzoi kërkesën e FSS-së, Kosova mund të luaj lirshëm ndeshjet ndërkombëtare”, ishte titulli i Blic.