Wednesday, March 12, 2014

De Biassi flet për shqiptarët e Lazio-s

debiasistafi
Tranjeri i Kombëtares Shqiptare ka folur për 3 lojtarët shqiptar të Lazios “Berisha kur ka luajtur titullar ka treguar që ka kualitete.
Është i datëlindjes 1989, Marchetti ka më shumë eksperiencë por Etriti është një pasuri e Lazio-s, jep garanci për të ardhmen. Më ka rrëfyer se është shumë i lumtur që ka vajtur tek një klub prestigjoz si ai Lazio-s. Është ambientuar me lehtësi sado që ka ardhur nga një kampionat i ndryshëm me atë të Serie A. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe një nga lojtarët cilësor të Lazios, Lorik Cana ka një të ardhme si mbrojtës qëndre. Mund të luaj në një mbrojtje me 3, është një pikë e rëndësishme e skuadrëës. Është i fort në lojën në ajër, i zgjuar taktikisht. Strakosha? E njoh mirë, është djali i një portieri të famshëm në Shqipëri, tani tranjer i Kombëtares U 19. Thomas ka një të ardhme, Lazio në aspektin e portierëve është mirë. Të djelën ka luajtur titullar me të rinjt e Lazio-s në derbin kundër Romës dhe arriti të fitonte duke u paraqitur mirë. Ai me kalimin e kohës do të fitoj hapsira dhe në skuadrën e parë”.

 http://sportekspres.com/?p=44054