Wednesday, February 19, 2014

Shqiptarët në Luginës së Preshevës festojnë dhe urojnë 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

PRESHEVË, 17 shkurt (AIP)  -Përfaqësuesit  dhe politik shqiptar në Luginëne Preshvës kanë vlerësuar se gjatë këtyre gjashtë viteve pas pavarësisë, Kosova ka demonstruar kapacitete shtetndërtuese, demokratike dhe zhvillimore duie ju përkuhstuar edhe shqiptarve në Luginëne Preshevës  Gjashtë vjetori i pavarësisë së Kosovës është shënuar me aktivitete të ndryshme edhe nga shqiptaret në Prwshvë, bujanoc e Mdevegjë kush nëpër zyrat e aprtive ekush npër lokale apo shtypi privare para ekraneve
televizive, njofton agjencia e lajmeve « Presheva Jonë »

Kosova dhe 17 shkurti, që bashkon shqiptarët gjatë…
Përkrah shumë urimave nga institucionet e liderët shqiptare nga mbarë Gadishulli Ilirk edhe liderët e Kosovës Lindore  (Riza Halimi, Ragmi Mustafa, Galip Beqiri, Nagip Arifi, Jonuz Musliu, Skender Destani, Rami Zulfiu, Orhan Rexhepi…)  sot u kanë bashkangitur këtyre qindra urimeve në adresë të Prishtinës, rrespekrtivisht insitucioneve të Kosovës, sodomos popullit liridashës së Kosovë mes rastin e 6-vjetorit pavarësisë, shtetit të  Repubilkës së Kosovës.

“Gjatë këtyre gjashtë viteve  Lugina  e Preshevës dhe Kosova kanë ndërtuar raporte të mira bashkëpunimi me Luginën e Preshvës të cilët gjenden  përballë një sër sfidash.  Ketu vlenë të thkesohet rezoluta e Kuvendit të të Kosovës, pasta kontrbuti i qeverisë së Kosovës me 50 mijë euro nga takimi i dy krerëve të Qeverisë në Prizren,  pastaj Mbështetje financiare për 30 specializantë nga Presheva   dhe mbështetja nga ana   MSH së Kosovës 100 mijë euro për Luginën… Janë këto vetëm disa nga angazhimet dhe kontributet e shetit të Kosovës. Me shpresë që ky bashkëpunim të vazhdojë» kanë deklaruar liderët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës  sot për agjencinë e lajmeve «Presheva Jonë»


«Është kënaqësi e posaçme dhe privilegj i madh për ne si komb, që brenda pak muajve të festojmë dy festa  të themelimit të shteteve tona. Si  festa e nëntorit, ashtu edhe kjo e shkurtit, na bëjnë të ndihemi krenarë për të kaluarën tonë të lavdishme dhe për ardhmërinë tonë të ndritshme”, thuhet në ujrimin e dr.Nagip Arifit, kyretar i komunës së Bujancoit. Ngjajshëm ka uruar edhe kryetari i Preshvës ragmi mustafa, sipas tëcilt ky bashkëpunim dhe intersim i qverisë së Kosovës duhet të vzahdojë për Luginëne Preshevës

Ndërsa Jonuz Musliu kryetar i Kuvedit të Bujancoit në urimin e tij thuhet  se « Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, festa e pavarësisë së Kosovës, është një festë që bashkon shqiptarët, ashtu siç i ka bashkuar në luftë dhe paqe, e do t’i bashkoj  edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave kombëtare, për të cilat u angazhuan  dëshmorët e të gjitha kohëve. Shqiptarët e Luginës së Preshevës i gëzohen zhvillimit dhe përparimit të Kosovës si shtet, duke përkrahur përkujdesjen që po tregon ajo ndaj bashkëkombësve të vetë në  Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. »

Galip Beqiri nga Këshlli Kombëtar Sqhiptar nga Bujanoci ne urimine tij ka shkruar se « KKSH inkurajon të gjitha palët e përfshira në këtë proces për një shtrirje më të gjerë të demokratizimit të shoqërive, përkatësisht vendosjes së standardeve unike për gjitha vendet e Ballkanit sa i përket të drejtave të pakicave. KKSH mbetet e përkushtuar për të mbështetur përparimet e shtetit të Kosovës drejt integrimit të plotë euro-atlantik.. »

“Para gjashtë viteve institucionet e Kosovës shpallën pavarësinë e vendit. Është detyrë e Juaja , që këtë vepër monumentale të arritur me sakrifica shumë të mëdha , të shumë patriotëve dhe popullit liridashës kosovar, ta ndërtoni e zhvilloni sipas vullnetit të popullit, pra një shtet demokratik e ligjor ,ekonomikisht të qëndrueshëm dhe politikisht stabil ku do te rrespektohen lirit dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës..”  është thënë ndër tjera në urimin nga dr.Skender Destani, kryetar i BDL-së

 http://www.preshevajone.com/