Nga: LEON MOLLA
Në vitin 1956 mes Nacionalistëve Shqiptarë dhe Anëtarët e Lidhjes Kombëtare të Maleve që ishin arratisur u arrit në konsensus me inisjativën e Ndue Pjetër Gjomarkut të themelonin Organizatën "Heroizma Shqiptare".
Për këtë qëllim u mor një sallë në Piaca Fiume, Romë-Itali. Mbledhja bëri zgjedhjen e Kryesisë. Kryetar: Ndue Pjetër Gjomarkaj. Sekretar: Zef Margjinaj (që jetonte në atë kohë në Londër). Drejtues: Safo bej Vlora dhe shumë të tjerë. Nën kujdesin e Zef Margjinaj shtypej në Londër një buletin i vogël dhe i thjeshtë që dilte jo periodikisht, me afate të caktuara. Për dy vjet me radhë kjo vazhdoi të botohej në Londër, pastaj e kthyen gazetë që nxirrej në Palermo, pranë Arbëreshëve të Siçilisë.
Më 1970 në Udine të Italisë, Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe Zef Margjinaj krijuan Entin e të Drejtave të Njeriut për shqiptarët jashtë Atdheut. Të tëra këto veprimtari i rritën autoritetin Organizatës "Heroizma Shqiprare", e cila konsiderohej edhe si parti politike e emigracionit shqiptar. Në korrik të viti 1972 me nismën e Leka Zogut u mbajt Konferenca e Madridit. Leka Zogu kishte bërë punë përgaditore të kujdesshme duke lajmëruar dhe ftuar nga të gjitha partitë, grupet politike dhe organizatat e shqiptarëve në diasporë. Përfaqësuesit në prani të Leka Zogut nënshkruajtën për një bashkim të plotë dhe të gjithanshëm. U la të bëhej mbas disa muajsh një takim tjetër në New Jork për t'i dhënë shtytje të re frymës dhe arritjes së Konferencës Madridit. Mbledhja u zhvillua, diskutime dhe fjalë, më shumë për të shkatrruar se sa për të ndërtuar më tej. Kundërshtarët e bashkimit kishin thurur intriga dhe prapaskena, të tjerë donin të bëheshin të parë. Nga ana tjetër agjentët e sigurimit e kishin bërë mirë punën e tyre. U kalua nga një mbledhje në një tjetër për më vonë e kështu vazhdoi, tani më shumë lojë se sa përpjekje serioze. Me 25 gusht 1973 Organizata "Heroizma Shqiptare"zhvilloi në Detroit SHBA Kongresin e Parë dhe gjithë organizimi u bë nën kujdesin e Zef Margjinaj. Morën pjesë të gjithë nacionalistët si dhe Legalistët e Ballistët të cilën u kërkua që të vazhdonte qëllimi i Konferencës së Madridit që u zhvillua një vit më parë në korrik 1972 me nismën e Leka Zogut. Zef Margjinaj bashkë me Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe Gjon Pjetër Gjomarkaj pak muaj më vonë në vitin 1973 do të rrugëtonin nga Palermo-Itali për në Paris-Francë. Si përfaqësues të Organizatës "Heroizma Shqiptare"; takuan Abaz Ermenin që ishte Kryetar i Komitetit Demokratik "Shqipëria e Lirë", Kryetar i Partisë Agrare-Balli Kombëtar, të cilën shpalosen platformën politike dhe qëllimet që kishte ndërmarrë Leka Zogu. Abaz Ermeni ishte dakort dhe e mbrojti këtë ide dhe bashkëpunim mes Organizatave të Diasporës. Zef Margjinaj takohej shpesh me Leka Zogun dhe është për t'u përmendur fakti se të dy i zhvillonin bisedat vetëm për vetëm, me qëllim ruajtjen e sekretit të planeve të tyrë. Në kohën e trazirave në Shqipëri që falë Azem Hajdarit po shkëputej vendi nga regjimi komunist, Zef Margjinaj erdhi në Atdhe dhe u prit me madhështi nga banorët. U largua për pak ditë nga Atdheu për t'u kthyer përsëri, por konjekturat e Ylli Bufit me të tjerë, me 10 shkurt 1992 e vrasin. Pra vdekja e tij ndodhi 40 ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet (22 mars 1992) pluraliste në vend, kjo e kishte një domethënje, pasi Zef Margjinaj u shikonte si pengesë dhe ishte njeri me reputacion të madh poashtu e donte mbarë populli. Në muajn nëntor 1993, u hap lajmi se shumë shpejt Nëna Mbretëreshë Geraldina do të vizitonte Shqipërinë, por e vërteta ishte ndryshe, do vinte Leka Zogu dhe pak njerëz e dinin të vërtetën. Guri Durollari kishte filluar në konspiracion përgaditjet për këtë ardhje. Ai kishte prenotuar të gjithë ushtarët lukzozë të parkut të delegacioneve, si dhe suitat në Hotel "Dajti" duke gënjyer kundërshtarët se do vinte Nëna Mbretëreshë Geraldina. Me 19 nëntor 1993 Guri Durollari gjithashtu e kishte prenotuar herët dhomën duke i thënë ofiqarit të hotelit i quajtur Spartak Topollai se e donte për z. Abedin Mulosmanin. Leka Zogu erdhi në aeroportin e Rinasit të cilët po e prisnin Monarkistët, arritja e Leka Zogut në hotel, kishte shkuar tronditje në qarqet qeveritare dhe më tutje.... Leka Zogu u vendos në suitën nr. 214 të hotelit, më e mira që gjendej. Në mesnatë në pabesi Gjeneral Agim Shehu që ishte drejtues i këtij operacioni, me urdhër të Presidentit të asaj kohe Sali Berisha, rrethon me forca Policore, shik-se dhe gardiste hotel Dajtin dhe suiten në dhomën nr. 214. Leka Zogu dhe Abedin Mulosmanaj u ndhodhën në një situatë kritike, ku çdo vendim i nxituar sjellte vëllavrasje apo edhe diçka më tepër. Ky skenar falë gjakftohtësisë së gjykimit të Leka Zogut dhe Abedin Mulosmanit, do të përfundonte pa u kryer deri në fund qëllimet e Sali Berishës. Sapo Agim Shehu si drejtues i operacionit tentuan të afroheshin, Abedin Mulosmani ju drejtua prerë: "Mbreti i Shqiptarëve, dokumentet e tij, Suita dhe gjithçka mban me vete, janë të shejta dhe nëse guxon dikush t'i prekë do të ketë pasojat më të rënda". Menjëherë i vjen në ndihmë Agim Shehut, Rexhep Karapici, i cili asokohe i printe SHIK-ut të Tiranës. Abedin Mulosmanaj nuk pranonte të zgjonte Leka Zogun para orarit të zakonshëm, jo se suita nuk diktonte, por se Leka Zogu nuk pranonte sfida spordhjake, qofshin edhe të veshur me pushtet. Abedin Mulosmanaj nis menjëherë shoferin e PLL-së,Ilir Xhudollarin, merr në shtëpi Guxim Alimadhin dhe e çoi tek Hotel Dajti, pasi flet me Abedin Mulosmanin, në orën 3:20 zgjoi menjëherë prej gjumit me anë të telefonit Azem Hajdarin. Pas një dialogu të cilin e vuri në dieni mbi situatën e krijuar, ja kaloj telefonin Agim Shehut dhe ja ç'farë u tha në anën tjetër të receptorit: "Alo, jam Azem Hajdari, mos tento të prekësh Mbretin dhe Abedin Mulosmanin që më ke qysh tash krah tyrë! Ata siç kanë ardhë do të lëshojnë Shqipërinë, por turpin do ta mbajmë ne...." Vërtetë Leka Zogu u largua nga Shqipëria. -Për këtë PRESS INDEPENDENT do publikojë së shpejti një material-. Pra këtu nisin debatet mes Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. Leka Zogu do t'u kthente përsëri në vitin 1997 dhe do zhvillohej Referendumi për Monarki, të cilën Mediat prestigjoze Botërorë do jepnin lajmin se në Shqipëri fitoi Mbretëria. Por u ngritën menjëherë prapaskenat, Leka Zogun e dëbuan dhe e akuzuan se ka tentuar për grusht të armatosur dhe nëse kthehej do dënohej. Me 12 shtator 1998 Azem Hajdari u vra, për këtë ngjarje nuk di të flas dhe as për prapaskenat që fshihen. Leka Zogu do kthehej vetëm me 28 qershor 2002 bashkë me Familjen Mbretërore. Pas vdekjes së Nënës Mbretëreshë Geraldina, Mbretëreshës Suzan, me 30 nëntor 2011 Leka Zogu do mbyllte sytë përgjithmonë. Ky ishte fundi i këtyre tre përsonave të rëndësishëm shqiptarë, që dy prej tyre u vranë me prapaskenat dhe dallaveret e politikës Shqiptare.
-Ky material është marrë tek Faqja PRESS INDEPENDET shkruar nga Gazetari Leon Molla-
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *