Tuesday, June 09, 2015

Greku tenton të përdhunojë shqiptaren, më pas e akuzon për grabitje

KORÇË - Pasi nuk arriti të kryente marrëdhënie seksuale me 34-vjeçaren, shtetasi grek vendosi ta denonconte për vjedhje. 63-vjeçari grek u arrestua nga Policia e Korçës, pasi tentoi të përdhunonte të renë shqiptare, të cilën më pas e denoncoi për grabitje.


Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku u arrestua shtetasi Georgios Karakatsianis, 63 vjeç, banues në Kostur të Greqisë.

Fillimisht policia nisi procedimi penal ndaj 34-vjeçares me iniciale N.H., banuese në Vidohovë të Devollit. Sipas policisë, procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë nga Karakatsianis, i cili ka deklaruar se ajo i ka vjedhur atij nga dora rreth 100 euro.

Por efektivët blu, gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçares nuk kanë arritur të gjejnë prova. Gjatë deklarimit të dëshmitarëve, si dhe provave të mbledhura në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi grek ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 34-vjeçaren shqiptare.

Pas kësaj, policia arrestoi 63-vjeçarin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë”.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *