Tuesday, June 09, 2015

Panos Kamenos në ujërat e turbullta të Sulit

Nga Arben Llalla
Të shtunën në Sul të Janinës u përkujtua lufta e suliotasve shqiptar kundër ushtarëve osmanë të viteve 1820. Në këtë ceremoni ishte ministri i mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos-(Humbes), kryetar i partisë Grekët e Pavarur që i përkasin grupit ekstremistë të djathtë dhe shumë figura të politikës greke. I ftuar në këtë ceremoni ishte kryetari i OMONIA, Leonidha Papas. Gjatë kësaj ceremonie sipas medieve ministri Kamenos kërcënoj fqinjin e saj Shqipërinë, por Panos Kamenos harron se ishte në Sul të Janinës, që dikur banohej nga çamët. Dhe ajo festë kombëtare tregon rezistencën e shqiptarëve ortodoksë të familjeve Boçari, Xhavella, Andruços, etj, kundër ushtrisë Osmane.

Për fatin e keq Greqia ende kërcënon Shqipërisë për luftë me fjalime pompoze kur i jepet mundësia, duke harruar se Shqipëria dhe Greqia janë partner dhe aleat në NATO. Në Greqi ndodhen më shumë shqiptar se sa vetë forca ushtarake greke. Demografia e shekullit 21 po tregon se shqiptarët janë më shumë në numër se grekët në Ballkan dhe nuk do të ishte mirë që Greqia të ngrejë kurthe apo ti zërë pritë Shqipërisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE. Për këto arsye nazistët e Agimit të Artë dhe ekstremistët e Pano Kamenos nuk mund të kërcënojnë Institucinalishtë por edhe privatisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia ka treguar se atje ku dështon shteti del në dukje kombi në momentet e fundit si Në rastin e fjalimit të ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos, ai na i çojë të vdekurit e mëdhenj të Sulit prej varri që ti shfrytëzojë për nevojat e veta duke i paraqitur në versione në cilat këta të vdekur nuk kanë qenë asnjëherë. Nëse Kamenos do i dilte përballë Boçarët, Andruçot dhe Xhavellat e do dëgjonin nga ky ,,grek,, broçkulla të tilla kundër shqiptarëve, ata do ta mbysnin me thonj. Do dëgjonit se si suliotasit do thërrisni: ZJARR, ZJARRË MORE DIEMTË, ZJARR BIR, ZJARR, MUTIN DO NA HANI… Këto fjalë shqiptarët e Sulit i përdornin gjatë betejave kur shikonin se rrezikoheshin familjarët e tyre, fara fisnore, shtëpitë e pronat. Historia di diçka më shumë se Panot edhe ndonjëri që mohon origjinën shqiptare të heronjve të 1821, 90% e të cilëve ishin shqiptar të krishterë dhe myslimanë. Shqiptarët morën pushkën dhe i dhanë lirinë Greqisë. Grekët duhet të pyesin se kush nuk janë shqiptar në Greqi dhe jo sa shqiptar ka Greqia. Nëse ka ndonjë keqkuptim apo gjë të rëndësishme në lidhje me kërcënimin e Pano Kamenos do të ishte me interes që të prononcohej kryetari i OMONIA-s, Leonidhas Papas i cili ishte i pranishëm në fjalimin e ministrit Kamenos.
Arben Llalla, Historian dhe Publicist
/E Vërteta/

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *