Wednesday, May 27, 2020

Tradhtia në çift, burrë e grua përballen me njëri – tjetrin - (VIDEO)

Tradhtia në çift,jeta seksuale,shkaqet,seksualiteti femres,psikolgjia,tradhetia,seksi,sicilogjia
Tradhtia ne cift..

Në fokus të emisionit më të ri në “News 24 ,“Jeta pa filtër” ka qënë këtë herë tradhtia në çift. Autorja, psikologia Ervisa Lula sjell një spektër më të gjerë të këtij fenomeni shoqëror. Në një prononcim të veçantë, sociologu Gëzim Tushi propozon një zëvendësim termi duke zbutur konotacionin e tradhtisë e cila me rëndësinë që i jepet shpesh kalon caqet duke shkuar deri në vrasje.

Emisioni sjell një rrëfim të pazakontë, një përballje burrë-grua, ku gruaja quhet nga i shoqi “e çmendur” pasi dyshon në besnikërinë e tij, ndërsa ai pranon se e ka kryer tradhtinë. Shkak sipas tij është indiferenca e të shoqes pas lindjes së vajzës së tyre. Tradhtia është zbuluar nga një detektive private. Ajo ka gjurmuar burrin për një kohë të mjaftueshme duke faktuar të gjitha dyshimet e gruas. Pas përballjes së çiftit në një intervistë të gjatë vjen detektivja më e njohur në Shqipëri Shkenda Lili.



No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *