Wednesday, May 20, 2020

PLL shembull i mirë për mbarë opozitën

Nga N/Kryetari i PLL Francë Përparim Mena

.PLL gjithmonë në shërbim të Kombit
Partia Lëvizja e Legalitetit është nja nga partitë e para në Shqipëri e cila është një parti nacionaliste që gjithmonë ka punuar për bashkimin e trojeve shqiptare, poashtu dhe gjatë regjimit komunist, (OKLL) PLL ka kontribuar jashtëzakonisht për qështjen e Kosovës dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Sot PLL është e vetmja parti politike opozitare që duhet të marrin shembull dhe partitë e tjera si në bërjen e politikes, poshashtu dhe në mënyrën e zgjedhjeve brenda partisë.
Partia Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri gjithnjë ka mbajtur lidhje të ngushtë me diasporën dhe për 70 vjet vijon të qëndroje aktive në diasporë.
Me datën 16 tetor 2019 u zhvillua një takim në Francë me Z. Skënder Zogu, Z. Leon Molla dhe Z. Shpëtim Axhamit Kryetar i PLL për Shqipërinë i shoqëruar nga Legalistët e Belgjikës të kryesuar nga Kordinatori i PLL për diasporën Z. Sokol Nela, Z. Mevlan Koka etj.
Për disa orë diskutuan rreth situatës politike në vend si dhe për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PLL Francë.
Me propozim të Z. Skënder Zogu dhe me këshillimin e pëlqimin e Z. Hylli Spahia, Z. Patrice Najbor (i cili ndërroi jetë me 5 maj 2020) dhe Z. Mehmet Nergutit) propozoi për Kryetar të PLL Francë Z. Leon Molla.
Kryesira e PLL Shqipëri miratoi propozimin e Z. Skënder Zogu dhe konfirmoi Z. Leon Molla për Kryetar të PLL Francë.
Për një kohë të shkurtër Kryetari i ri i PLL Francë Z. Leon Molla me datën 24 dhjetor 2019 zhvilloi një mbledhje me komunitetin shqiptarë të cilët caktuan mbledhjen e radhës pas 6 ditëve, konkretisht me datën 30 dhjetor 2019 për zgjedhjen e kryesisë së PLL Francë.
Me datën 30 dhjetor 2019 u zhvillua mbledhja për zgjidhjen e Kryesisë PLL Francë, Kryesia u njoh me detyrat e ngarkuara për aktivitetin e tyre politik që do të bëjnë në Francë brenda rregullave të Statutit, gjithashtu u zgjodh N/Kryetari, Sekretari, anëtarët e kryesisë dhe Senator të Përhershëm Nderi Z. Skëndër Zogu, Z. Hylli Spahiu, Z. Patrice Najbor (fatkeqësisht ndërroi jetë me 5 maj 2020) dhe Z. Mehmet Nerguti.
PLL në organizimin e saj ka qenë gjithmonë i kujdesshëm duke respektuar rregullat.
Takimet e kryesisë dhe mbledhjet me komunitetin Shqiptarë në diasporë kanë qenë gjithnjë tema e diskutimeve në lidhje me qështjen Kombëtare, është diskutuar për fatin e Shqiptarëve që ndodhën jashtë territorit të Shqipërisë ku ç'do ditë terrorizohen dhe iu mohojhet e drejta nga Serbët, Malazezët, Maqedonasit dhe Grekët.
Kjo forcë politike kryesisht në diasporë do të vijojë të ngrejë zërin për qështjen e Kombit Shqiptarë dhe të punoje e luftoje për një Shqipëri të Lirë Etnike, dhe Demokratike.
Përparim Mena
N/Kryetari PLL Francë

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *