politik në Shqipëri sot janë në hall: ata nuk duan të dorëzojnë pronën e paligjshme që zotërojnë, dhe paratë korruptive që kanë vënë si pushtetarë ose ish pushtetarë të korruptuar, qofshin këta të majtë apo të djathtë.
Por, ndërkohë kryeministri i majtë Rama, po duket se e ka marrë përsipër hallin e tij dhe nuk i ka thënë dot politikës amerikane: “shko në Korenë e Veriut”, ashtu siç i tha Meta para do kohësh dhe që tani ky po vjen vërdallë me një numur aktorësh me të cilët mendon se mund të destabilizojë Shqipërinë.
Aktorët ndoshta kanë të drejtën e tyre për konceptin e kulturës historike në Shqipëri; por Meta e Berisha, çfarë kërkojnë?
ll.
Kur historia individuale e pushtetarëve të rrezikuar nga ndëshkimi penal, nga frika, vjen dhe hyn në një komedi qesharake, individët abuzues me pushtetin politik sillen si fëmijë, sepse e mendojnë kryengritjen popullore si një luftë fëmijësh.
Kur historia individuale e pushtetarëve të rrezikuar nga ndëshkimi penal, nga frika, vjen dhe hyn në një komedi qesharake, individët abuzues me pushtetin politik sillen si fëmijë, sepse e mendojnë kryengritjen popullore si një luftë fëmijësh.
Kjo është arsyeja që edhe Sali ziu ndërkohë po kërkon revolucion. Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: me kë do ta bëjë ky këtë revolucion apo kryengritje? Dhe përgjigjja është vetëm një: Me Lulzim Bashën.
Kurse, pyetja tjetër që vjen menjëherë pas kësaj është: kundër kujt kërkon Saliu që të bëhet revolucioni apo kryengritja – kundër qeverisë dhe mazhorancës socialiste? Jo, nuk e ka me ta. Prandaj ne nuk mund të tregohemi naivë: as Meta dhe as Saliu nuk e kanë me Ramën inatin që i shtyn për të inicuar një kryengritje, por e kanë me Amerikën. Dhe, pikërisht për këtë, prandaj janë edhe qesharakë.
lll.
Shikoheni komedinë!
Shikoheni komedinë!
Meta dhe Berisha duan kryengritje me “shkak historik” prishjen që iu bë nga qeveria godinës së Teatrit Kombëtar, kurse ambasadorja amerikane, që e di se këta nuk e kanë mllefin me godinën e prishur të Teatrit Kombëtar, por më politikën amerikane, as që i pyet fare këta mjeranë. Pikërisht për këtë, ajo shkoi dje te kryeministri Rama, pa thënë asgjë për Teatrin, dhe më pas, vetë iu drejtua shefes së vetingut që zhvillohet kundrejt gjyqtarëve të korruptuar, duke kërkuar prej saj shpejtësi.
Kurse Metë mavria po pret me ankth kryengritjen antiamerikane të Saliut.
Ndërsa, vetë Saliu, nuk e ka ende në formë “heroin prijës të kryengritjes”, sepse Lulzim Basha kuptohet që nuk mund të angazhohet në një kryengritje antiamerikane, ngaqë ai e njeh mirë kërcënimin amerikan.
Pse, kot doli dje ambasadorja amerikane Yuri Kim?
Pse, kot doli dje ambasadorja amerikane Yuri Kim?
Sigurisht, ajo doli për të treguar se politika amerikane nuk i ha as dokrat e Saliut dhe as dokrat e Metës, prandaj iu kërcënua të dyve me vijimin e shpejtë të reformës antikorrupsion në drejtësi.
Por sot, na duhet të shohim sesi do të sillen Lulzim Basha dhe militantët e Partisë Demokratike në tubimin e thirrur nga Aleanca për Teatrin, që nis në orën 19.30.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *