Saturday, September 28, 2019

Spartak Ngjela: Komisioni i Venecias e shkarkoi Metën.



Nuk kish si të ishte ndryshe. "Nuk ka kompetencë kushtetuese Presidenti, dhe në asnjë ligj, që të ndryshojë datën e zgjedhjeve", thotë Komisioni.
Këtë thashë edhe unë kur shpjegova pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ.


Është pika e parë e ligjit në të dy kodet: edhe në Kodin Civil, edhe në Kodin e Procedurës Administrativë kjo që shpreh Komisioni i Venecias.
Por pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: Çfarë ka ndodhur në stafin juridik të këtij Presidenti?
Është forca e arbitrarizmit të tij që i është imponuar juristëve të tij të flisnin si qytetarë të thjeshtë, apo ata janë servilë të Metës deri në lakeizëm? Ore, apo ia kanë hedhur juristët e stafit këtij njeriu mediokër?
Koha do ta tregojë...
Gjithsesi... koha po ecën vijimisht në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror...
Kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar...

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *