Thursday, January 24, 2019

Baza e NATOs në Shqipëri - Xhaçka me komandantin e Aleancës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, e ka quajtur një “lajm të jashtëzakonshëm”, prezencën e NATOS-ë në Kuccovë. “Kuçova është një laj i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe investimet që do kryhen nga aleanca. Dëshmi e një marrëdhënie që vlerëson Shqipërinë në rolin për gjurmën që tenton të
promovojë përmes dialogut, stabilitetit, paqes dhe rolit që kryen ne rajon”, tha Xhaçka gjatë konferencës së përbashkët me gjeneral Tod Wolters, Komandat i forcave të NATO-s, me të cilin zhvilloi një takim më herët. Xhaçka tha se vizita e gjeneralit vjen në 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO dhe 70-vjetorin e krijimit të Aleancës për investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës, gjatë 5 viteve të ardhshme. “Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë së shpejti një bazë e NATO-s. Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj. Investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe atë rajonale. Brenda pak muajsh do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen – NSP. Master-plani i hap rrugë fillimit të punimeve në terren”, deklaroi ministrja. Tod wolters, i pyetur pse u zgjodh Kuçova për bazën e re të aleancës u shpreh: “Kuçova ka disa karakteristika të veçane në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike që të lejon të bësh atë që kemi menduar dhe ka mot të mrekullueshëm”.


No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *