Wednesday, March 15, 2017

Spiunia nga Rumunia në mesin e veprimtarëve shqiptarë






Romunia MONA AGRIGOROAIEI (vërejtje: Rumania nuk e njeh Republikën e Kosovës), e njohur edhe për opinionin si “veprimtare e çështjes kombëtare shqiptare”, sipas të dhënave tona të pakonfirmuara, më shumë se një vit, e ka të ndaluar qëtë hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Burime të RTK, që preferojnë anonimitetin, thonë se ajo dyshohet se është bashkëpunëtore e shërbimeve sekrete rumune dhe maqedonase. Së këndejmi, e tërë veprimtaria e saj në mesin e strukturave të ndryshme intelektuale shqiptare, politike (legale dhe ilegale) dhe strukturave të tjera, ka për qëllim zbulimin e të dhënave brenda tyre. Gjithashtu, të njëjtat burime, të cilat janë të afërta me Monën, thonë se ajo po përpiqet që t’i nxisë shqiptarët për sulme ndaj Maqedonisë, me qëllim paraqitjen e shqiptarëve si faktor destabiliteti në Ballkan. Mona AGRIGOROAIEI është nga qyteti Botoshani, i cili ndodhet në veri të Rumanisë. Mona pretendon se është me prejardhje shqiptare. Ka përfunduar Shkencat Politike, si dhe ka regjistruar studimet e nivelit Bachelor, në Fakultetin e Shkencave të Sigurisë në Institutin e Kosovës për Studime të Sigurisë (ISPE). Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe njihet edhe si shkrimtare në mesin e shqiptarëve. Në vitin e kaluar, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka përuruar librin me poezi “Shtegu i çlirimit”. Mban takime me persona të ndryshëm me“qëllim të bashkimit të të gjithë individëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftërat në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni”. Sferë të veçantë e interesit të saj është e ashtuquajtura “Armata Kombëtare Shqiptare” ose AKSh-ja. Të dhënat e siguruara nga redaksia jonë, e që vijnë nga miqtë e Monas në Facebook, thonë se shërbimi sekret maqedonas më 28 nëntor 2011, në pikën kufitare të Qafëthanës, në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, e ka ndaluar atë për 5 orë dhe që nga ajo kohë Mona mban kontakte edhe me shërbimin maqedonas. Se ajo është ndaluar nga maqedonasit, e dëshmon edhe ky shkrim i atyre ditëve. Ka të dhëna se Mona ka qenë në një ose formën tjetër e përfshirë edhe në skandalin e majit të vitit të kaluar në Kumanovë, me ç’rast qenë vrarë10 shqiptarë. Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, të cilat atëherë patën dalë në publik, improvizimi i gjoja sulmit të shqiptarëve në Kumanovë ishte bërë mu nga shërbimet maqedonase të sigurisë. Rumunia MONA AGRIGOROAIE ka depërtuar edhe në mesin e intelektualëve e veprimtarëve atdhetarë, kryesisht ish të burgosur politikë të Kosovës, gjë që besohet se e bën më shumë për ta sforcuar bindjen se ajo është një veprimtare e devotshme kombëtare shqiptare. Zakonisht, kjo është një maskë spiunazhi! Aktiviteti i saj prej spiunie zhvillohet edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo ka qenë e pranishme disa herë në tubime që kanë të bëjnë me të ashtuquajtura “Lëvizje Mbarëshqiptare”, e ku janë të përfshirë edhe persona të tjerë të dyshimtë. Në këtë takim, i cili është mbajtur në nëntorin e vitit 2015 në Tiranë, Mona ka depërtuar aq lartë, saqë ka pasur për detyrë që ta bëjë progrmain e kësaj “Lëvizjeje”, status-rregulloren dhe organizimin e grevave dhe të demonstratave. Megjithatë, të dhënat flasin se një gjë e tillë është vështirë të organizohet, sepse grupi i personave të tjerë organizorë janë të moshës më të shtyrë dhe nuk kanë përkrahje në masat e gjera. Pavarësisht dyshimeve të shumta që ngriten për Monën edhe në rrjete sociale, nga vet miqtë e saj virtualë, ajo vazhdon me ngulm të nxisë kryengritje të armatosur të shqiptarëve për gjoja “bashkimin kombëtar”. Sipas, hulumtimeve tona të bëra në rrjetet sociale, MONA AGRIGOROAIEI, ka tri profile në facebook, përmes të cilave ajo përpiqet që përveç nxitjes sëshqiptarëve për rebelim edhe të marrë informacione për shërbimet sekrete që ajo punon. Nga reagimet e të tjerëve në këtor rrjete sociale, kuptohet se MONA AGRIGOROAIEIka nxitur dyshime edhe në mesin e komunitetit të facebook-ut[1]. Mona ka 3 profile në facebook, madje njërin prej tyre e ka nisur asisoj që të përfshihet edhe në mesin e besimtarëve islamë në Kosovë. Duke u nisur nga përvoja e veprimtarisë së saj në emër të “shqiptarizmës”, nuk do mend se ajo mund të veprojë edhe në fushën e nxitjes së ekstremizmit fetar.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *