Wednesday, September 21, 2016

Mami,o mami mos më gjuaj në plehra, përse më linde edhe unë dua të jetoj!?


Është e ndaluar të lexohet ky shkrim për ato nëna, që e kanë zemrën e dobët dhe janë të ndjeshme. Kërkoj falje maksimale për ato femra, që nuk u ka falur Zoti fëmijë. Sebep (shkas) i këtij shkrimi u bë hedhja e fëmijëve të
porsalindur nëpër plehra-bërllok, ku një bebe qentë ia hëngrën këmbën dhe e dyta - prostitutat e vendeve të huaja në Greqi e Itali protestuan kundër prostitutave shqiptare, që shesin trupin më lirë se ato. Këto të jenë raste të izoluara, sepse e kanë "sëmundje" nga trashëgimia për punë të ushkurit dhe mu për këtë nuk zgjedhin mjete dhe martohen me pleq të tredhur serbianë. Shqiptarët krenohen me femrat shqiptare që nga Lepidia deri te Nëna Terezë.
Dikur kombi ynë krenohej me nderin e femrave shqiptare. Unë, në këtë shkrim do t'i jap ca shembuj që vërtet është kështu. Ta zëmë, kombi shqiptar mburrej me gruan ilire të quajtur Lepidia të shekullit të parë p.e.s., me mbretëreshën Teuta, një grua e fshatit Dobrusht të krahinës së Lumës, për t´i shpëtuar dhunimit nga bishat të dërgutëve dhe osmanëve të Sultan Sulejmanve të Top Kapisë të asaj kohe kërcen nga një shkëmb dhe bie në lumin Dri bashkë me foshnjën që kishte në djep dhe humbin pa shej e pa dok dhe nga ajo kohë e largët mesjetare ky kep quhet "KEPI I VASHËS", me heroinën kombëtare që ishte edhe komandante e flotës luftarake të Hedirës, shqiptarja Laskolina Bubulina të viteve 1800, krenohet edhe me mësuesen Kushë Micja, me luftëtaren Shotë Galica, me humanisten botërore Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Tereza dhe kohëve të fundit me shumë heroina që ranë në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër gjakësorëve të kasapit Slobodan Millosheviqit, që bëri kasaphanë në Kosovë. Këto vasha më të forta të kombit luftuan si luanesha kundër pushkaxhinjve serbo- çetnikë të Drazh Mihajlit... Kombi shqiptar po ashtu krenohet me nënat shqiptare që lindën shumë heronj që nga koha ilire e deri në ditët e sotme. Mirëpo, fatkeqësisht ca nëna shqiptare kanë lindur edhe ca fëmijë haram. Kjo është shumë e vërtetë, por njëkohësisht e hidhur. Çfarë t'i bësh, ndoshta është shkruar kështu. Këta fëmijë populli i quan kopilë. Kultura prindërore ndaj fëmijëve është mbi të gjitha. Siç thuhet në "Hyllin e Dritës",vj. nr 1,Shkodër 1.1.1930: "Shkalla e kulturës shënjon shkallën e lumnis se njej populli.
Njerëzit gjakprishur Për këtë pjellë haram nuk mund të fajësohet assesi vetëm femra, sepse në të shumtën e rasteve kanë qenë dhe akoma vazhdojnë të jenë nën thundrat e zeza të harambashëve, mashtruesve, idiotëve të sojit të qenve dhe zagarëve...për të cilët edhe u bë sebep të shkruaj këtë shkrim. Për të qenit nënë ose baba dhe gëzimin e prindërve, kur i lind fëmijë nuk do të shkruaj se e di çdo njeri. Por, është një gjë e rëndë- sishme të thuhet. Unë kur kam kohë, sepse punoj tërë javën, pra edhe të shtunave dhe të dielave shikoj me kënaqësinë më të madhe kanalin "Natyra", ku jepen filma të kafshëve, shpezëve... dhe më besoni se çfarë kujdesje prindërore tregojnë për këlyshët ose zogjtë e tyre. Është e pabesueshme! Ndërkaq, njerëzit e gjakprishur nuk mund të krahasosh me kafshët. Kafshët janë shumë më të sjellshme se ky soj kurvar e kurvarësh, nga këta kriminelë e kriminele. Shkërdhehen më zi se kafshët dhe pastaj marrin e gjuajnë pjellën e tyre në bërllok për t´i ngrenë qentë nga uria. Këta kriminelë dhe vrastarë ZOTI I MADH I VRAFTË NË DITËN ME DIELL! Krimet mizore të femrave dhe kopilëve meshkuj: Në Tiranë Një fetus i një fëmije i porsalindur është gjetur në kazanin e plehrave në Tiranë, i seksit mashkull i pajetë. Në Mitrovicë Një foshnjë e gjinisë femërore është gjetur e braktisur pa shenja jete, në hapësirën e deponimit të mbeturinave në lokacionin Gërmovë të fshatit Koshtovë të Mitrovicës. Foshnja është gjetur nga disa fëmijë që po kërkonin metale të vjetra në mëngjes. Në Shtime Mëngjesi i së martës nuk ishte i zakonshëm për punëtorët e supermarketit 'Eli Ab' në Shtime. Ata në qesen e mbeturinave e gjetën një trup të një foshnje të porsalindur. Në Shtime dikush hodhi një foshnjë të porsalindur. Trupi i saj u gjet në parkingun e një supermarketi ndërsa ishte kafshuar nga qentë endacakë. Dëshmitarët lajmëruan policinë ndërkohë thonë se u tmerruan kur mësuan se dikush e braktisi fëmijën dhe e hodhi këtu. Në vendin ku u la foshnja kishte qen endacakë, të cilët dyshohet se i hëngrën njërën këmbë bebes. Banorët e Shtimes thonë se në qytetin e tyre kësi veprash janë të rralla derisa këtë akt e gjykojnë rëndë. Policia e cila kishte dalë në vendin e ngjarjes konfirmoi se foshnja u gjet pa shenja jete. Në Rahovec Foshnja e braktisur në kontejner! Një foshnjë e porsalindur e gjinisë mashkullore është gjetur e braktisur në një kontejner në një nga lagjet e Rahovecit, njofton policia rajonale në Prizren. Në rrugën "Sadedin Hajda", në një kontejner, ka gjetur një foshnjë të braktisur. Ai tha se foshnjën e gjinisë mashkullore e ka gjetur në një paketë të mbështjellë me peshqir dhe një pelenë, ndërsa ishte dëgjuar duke qarë. Personi që kishte gjetur foshnjën e kishte marrë në automjetin e tij për ta ngrohur, pasi që jashtë bënte ftohtë. "Nga vendi i ngjarjes, policia ka dërguar foshnjën në repartin gjinekologjik të Shtëpisë së Shëndetit në këtë qytet dhe më pastaj foshnja e porsalindur duhet të dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë". Në Vushtrri Një foshnjë e gjinisë mashkullore, e cila besohet se ka ardhur në jetë para tri ditësh, është gjetur sot e braktisur në fshatin Stanovc i Ulët të Vushtrrisë.
Zyrtarët e policisë në Vushtrri kanë njoftuar se të enjten rreth orës 05:30, kanë marrë një njoftim përmes një telefonate nga një banor i fshatit Stanovc i Ulët, i cili ka raportuar për gjetje të një foshnje të braktisur. Dëshmitari i këtij rasti ka deklaruar se rreth orë 05:15, në kohën kur ishte nisur nga shtëpia e tij për në punë, kishte takuar foshnjën e braktisur, të mbështjellë me një batanije, në afërsi të një kontejneri afër lumit Llap, përkatësisht afër mullirit elektrik në fshatin Stanovc i Ulët. I njëjti, për shkaqe sigurie ka marrë në të sigurt foshnjën e gjetur dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij, ndërsa menjëherë ka njoftuar autoritetet policore për rastin në fjalë. Pas ekzaminimit të bërë nga mjeku, mësohet se foshnja ka tre ditë, ndërsa gjendja shëndetësore është stabile. Foshnja e gjetur është transferuar në QKUK Prishtinë, për ekzaminime të mëtejme mjekësore dhe përkujdesje institucionale. Deri në këtë moment policia nuk ka informacione mbi personin përgjegjës, cila apo cili e ka braktisur foshnjën. Braktisja e foshnjës në mënyrë të tillë duke rrezikuar jetën apo dëmtuar shëndetin e foshnjës, paraqet vepër penale të paraparë në bazë të nenit 211 të Kodit penal të Kosovës...
Turpi nuk ka brirë Mjerisht ka edhe në shumë vende te tjera të trojeve etnike shqiptare. Është për të ardhur keq se si mundën këta njerëz gjakprishur dhe hedhin pjellën e tyre si një plaçkë, çfarë shpirti kanë këta kobëzi e kobzeza? A e dinë këta faqezi e faqezeza se dora e Zotit nga vaji foshnjarak do t'i ndjekë kudo që shkojnë dhe kurrë ditë të bardha nuk do të shohin. Shpirtin tim e shqetëson ky fenomen që nuk mund ta quaj as shtazarak, sepse shkrova më lart se këtë akt mizor edhe kafshët nuk e bëjnë. Këtë nuk di se si ta quaj. Por, shpirtin tim e qetëson, kur mendoj se këta rrjedhin nga familjet që e kanë trashëgimi zanatin e ushkurit që për "SEVAP" nuk ia ndalin "aletin" askujt dhe nuk kanë fare dert që fëmijët i gjuajnë si patate. Këta janë farë e ndyrë e kombit... Dhe e dyta, Shumë femra mjerisht quhen shqiptare që punojnë nëpër shtëpitë publike si në Shqipëri, Itali, Greqi dhe në shumë vende të tjera të botës, kanë prishur qetësinë dhe rehatin e prostitutave tjera të vendeve të huaja. Lexova se në Greqi dhe Itali, prostituta të vendeve tjera kanë protestuar kundër prostitutave shqiptare, me pretekstin se kurvat shqiptare e shesin trupin e tyre shumë më lirë se prostitutat e vendeve të tjera, që po ia rrezikojnë kinse "kafshatën e gojës". MO ZOT MË KEQ! Turpi nuk ka brirë thuhet nga anët tona. Ky soj nuk ka turp. Ju ndoshta nuk e keni ditur, andaj po mundohem të tregoj një gjë. DEVETË kur bëjnë seks, së pari e sigurojnë vendin që të mos e sheh askush, fshihen me shumë kujdes pas shkurreve në pyll dhe pasi të sigurohen fillojnë dashurinë dhe seksin. Pra, shikoni se ku është dallimi. Kafshët janë më të kujdesshme se ky soji që e mundova veten natën si t´i quaj këta gjakprishur dhe në përfundim erdha dhe i quaj kurva e kurvarë dhe jo lavirë e lavire, sepse tingëllon shumë butë. Por, me emër të vrazhdë kurva e kurvarë me trashëgimi... Shumë sosh kanë bërë martesë edhe me gjakësorët serbo-çetnikë. Martesat nuk i kanë bërë me beqarë serbianë,por me pleq të tredhur që as me medikamente nuk u ngrihet... Në Kosovë, në këtë vit, 40 femra shqiptare lindën nën moshën 18- vjeçare, bile njëra lindi edhe në moshën 13-vjeçare. Kësaj i bie se ajo e ka kërkuar seksin në moshën 12-vjeçare. Por, në qoftë se këta i kanë fëmijët në gjirin e tyre familjar dhe janë duke u rritur me prindër, unë personalisht nuk i paragjykoj, edhe pse është e ndaluar nën moshën 18-vjeçare... Dhe krejt në fund fare, këtu mungon edhe dora e shtetit. Nuk do të ishte keq që edukata seksuale të futet nëpër shkolla dhe mbrojtja të jetë e domosdoshme. Ky soj duhet izoluar si raste edhe pse deshëm s´deshëm ky soj gjakprishur janë shqiptarë. E hidhur, por e vërtetë! Më është ngulitur në kokë dhe më duket se dëgjoj zërin foshnjarak të tyre: "Mami,o mami, përse më hedhe në bërllok, përse më linde edhe unë dua të jetoj, mos më le vetëm, kam të ftohur, kam frikë se më han qentë endacakë, të lutem më merr me vete, mos ma kthe shpinën..." ZOTIN DORËZAN! Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Për këto që shkruaj e them mbaj përgjegjësi penale e morale.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *