Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.
Sot mbushen 31 vjet nga dita, kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Edhe
pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë
në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet. Ka
nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e
sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka
politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve
të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin
detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim
Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm.
Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të
cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.
Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt,
diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë
hero kombëtar. Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.
Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa
mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau
lirinë e një populli të tërë për gjysëm shekulli. Pasojat e atij sistemi
Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *