Në librin e tij me titull “Enigma e origjinës dhe 
gjuhëve të pellazgëve, arianëve,  etruskëve,  dhe 
shqiptarëve”, profesori Robert D’Anxheli thotë se familja e ushtarakut 
dhe udhëheqësit të njohur francez Napoleon Bonaparta ka origjinë 
shqiptare nga Morea, Çamëria, që sot gjendet në kuadër të kufijve të 
Greqisë.
Mbiemri i vërtetë i tij ishte Kalëmiri, për shkak se 
profesioni tradicional i familjes së tij ishte zbutja e kuajve. Grekët e
 ndërruan këtë mbiemër në Kalomiros, që d. m. th. “lindje e mirë”, për 
shkak se ata nuk mund ta artikulojnë zanoren “ë”. 
Kur kjo familje u 
shpërngul në Itali, italianët e përkthyen mbiemrin në fjalë në 
‘Buonaparte’, që në italisht po ashtu d.m.th. ‘lindje e mirë’. Kur Jozef
 Bonaparta, vëllai i madh i Napoleonit, u bë mbret i Napolit në vitin 
1806, arbëreshëve që kishin shkuar ta përshëndetnin, u kishte thënë: 
“Edhe familja Bonaparta ka origjinë arbëreshe”.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *