Saturday, August 01, 2015

Identiteti kulturor grek është krejtësisht i vjedhur dhe i manipuluar


Shkruar nga Adi Nazarko
Këtë fundjavë të nxehtë, në Amerikën e stërmbushur me lloj e soj popujsh dhe kombesh, m’u dha rasti të vizitoja një festë helene. Kurioziteti më shtyhu në rrethanat e eventit, dhe vendosa të qëndroja e

admiroja kulturën e traditën e këtij populli “të lashtë”, por ajo çfarë vërejta Ishte shumë ndryshe nga çfarë Ishte pritmëria…
Grekët mburren me rrënjët e tyre të lashta edhe kulturën e veçantë të cilën e ruajnë me krenari dhe mburrje, por duke parë mirë atë “kulturë” me të cilën ata mburren, dallon se nuk është aspak e veçantë apo origjinale siç thonë fqinjët. Vihet re se shumica e përbërjes së kulturës së tyre është plotësisht e marrë nga vendet fqinje, Ose me influencë të gjerë nga to.
Duke filluar nga ushqimet, të cilat kishin influencë të thellë mesdhetare, e deri tek vallet edhe këngët e tyre. Është pothuajse e pamundur të gjesh një Valle greke origjinale në entitetin e vet, e cila është me e vjetër se dyqind vjet. Turqia edhe Shqipëria ndërkohë kanë kërcime origjinale të lashta të veta, në karakter të ndryshem, por origjinal të kombit të vet, por a mund të themi të njëjtën gjë për grekët?
Le të marrim parasysh me disa kërcime të cilat ata I konsiderojnë si krenari kombëtare dhe origjinale greke. Propaganda shkon në masa të mëdha, por mjafton të shikosh emrin e valles, edhe stilin e kërcimit, e të arrish përfundimin se vallja është e huaj.
Tsamiko ose Çamiko: Stili I kërcimit që në Shqipëri njihet si vallja Çame, njihet me të njejtin emërtim edhe në Greqi, por fqinjët pretendojnë se ky është kërcim puro grek, edhe pse emri flet krejt ndryshe, duke indikuar një kërcim çam në lashtësi, I kërcyer nga vet Pirroja dhe ushtarët e tij. Pra një nga krenaritë e kombit grek, faktikisht është aspak e tillë por Shqiptare.
Zeibekiko: Ky është një kërcim solo me të cilin grekët krenohen edhe në arenën ndërkombëtare. Një kërcim elegant solo, I cili performohet shpesh nëpër festa edhe dasma të popullit grek, pra njëri me shikim të parë nuk dyshon origjinën “antike greke” të këtij kërcimi elegant. Por, nëse gërmon thellë zbulon se rrënjët e valles janë turke. Kërcimi “Zeybek” siç e thotë edhe emri, performohej nga luftëtarët Zeibek në bregun turk të Egjeut. Këta kaçakë turq ishin po të njëjtët që luftuan kundër pushtimit grek të Turqisë në 1922-shin. Kërcimi është po njësoj, kërcimtari përpiqet të imitojë lëvijet e skifterit dhe zogjve, dhe tregon shkathtësinë e luftëtarit. Pra si mund të krenohen grekët me një Valle turke, dhe mbi të gjitha, me vallen e luftëtarve të cilët kundêrshtuan pushtimin grek.
Pogonisio: Vallja e njohur ndryshe si Pogonishte, me origjinë nga fshati çam i Pogonit, por të cilën grekët e konsiderojnë të tyren. Vlen të thuash se Pogoni ishte plotësisht shqiptar si fshat, edhe Pogonishtja është mëse e njohur në Shqipëri por Jo aq në Greqi. Një tjeter teori është ajo e princit shqiptar Dhimitër Progoni, ndoshta një valle e kërcyer nga Arbërit e dikurshëm.
Ky është fenomeni I shpeshtë në kulturën greke, dhe vallet janë një nga shembujt e shumtë të euforisë së kësaj kulture, duke vazhduar me ushqimet edhe kostumet gjithashtu. Kostumi kombëtar grek është fustanella, dhe studjuesit e shumtë kanë arritur përfundimin se fustanella u imponua tek grekët nga Arbërit e Shqipërisë, dhe u mëvetësua nga pasioni i mbretit Otto për të, i cili e deklaroi veshje kombëtare edhe mbretërore.
Pra, nga ushqimet, tek vallet e kostumet, kuptohet se identiteti kulturor grek është krejtsisht i vjedhur edhe i manipuluar, pa rrënjë greke apo origjine. Por përse vazhdon greku të krenohet me histori edhe kulturë të rremë? Përfundimi është se nuk ka trashgimi mes grekëve të lashtë edhe atyre të sotëm, por gjithashtu lind enigma, përse grekët, edhe pse e dinë të vërtetën, vendosin ta injorojnë atë, përse vazhdojnë t’i mbajnë sytë mbyllur?


grk