Friday, July 24, 2015

FOTO E RRALLË e Gjeneral Abaz Kupi në shtratin e vdekjes

Nga: Leon Molla
 

Gjeneral Abaz Kupi në shtratin e vdekjes, New York 09. 01. 1976.
Anëtarët e OKLL (Organizata Lëvizja e Legalitetit) SHBA duke i bërë nderimet e fundit.


 


Abaz Kupi (Krujë, 6 gusht 1892 - New York, 7 korrik 1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zbarkimin e italianëve në Durrës me 7 prill 1939 mbajti qëndresë për 36 orë.

(JETA)
Leu në lagjen Varosh të Krujës më 6 gusht 1892 në një familje që e kishte origjinën nga Kurbini.  Në nëntor-dhjetor të 1914, kur bashkë me parinë e Krujës vendosin t'i bien Lëvizjes së Shqipërisë së mesme. Me formimin e qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesë në luftën kundër malazezëve në Koplik. Merr pjesë në kryengritjet e M. Merlikës, B. Currit dhe Elez Isufit në shkurt-mars 1922. Gjatë 1924 qëndroi neutral, kapiteni Prenk Pervizi e afroi me Zogun, i cili më vonë e ngarkoi të shërbejë si komandant i xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit, që zyrtarizoi ndikimin e Bazit në vendlindje. Më vonë u gradua major dhe shërbeu në Durrës më 1934.
Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 prill 1939, A. Kupi udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak te Durrësit, qëndresë e cila e shndërroi në një ikonë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll, Turqi. Në qershor të vitit 1939 familja e tij - përbërë nga tre djemtë Petriti, Rrustemi e Fatbardhi, bashkë me nënën dhe motrat -, u internua në Himarë.

Me teper tema historike: Press Independent

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *