Thursday, June 18, 2015

Ekstremistët grekë, në ndihmë të Fredi Belerit




NGA: Arben Llalla

Kandidati për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili vjen nga PBDNJ-OMONIA, ka siguruar mbështetje nga politikanë dhe deputetë ekstremistë të djathtë grekë. Deputeti i Partisë Demokracia e Re, Maqis Voridhis, i ka premtuar Belerit se personalisht ditën e zgjedhjeve do të jetë në Himarë, bashkë me Harallambos- Babis Karathanos për të kontribuar në fitoren greke të Himarës. 

Deputeti Maqi Voridhi, bashkë me Karathanos, janë njerëzit që e kanë përpunuar Fredi Belerin për t’u anëtarësuar në organizatën terroriste MAVI dhe SFEVA në fillim të viteve 1990. Për masakrën e Peshkëpisë në Prill 1994, Maqi Voridhi u akuzua se kishte lidhje me MAVI. Në atë periudhë Voridhis ishte kryetar i Partisë Fronti Nacionalist dhe në procesin gjyqësor më 1996, ai doli dëshmitar në mbrojtje të Fredi Belerit.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *