Sipas
të dhënave që sjell Enti Statistikor i Malit të zi, e i cili mbështetet
në regjistrimin e popullsisë me 2011, në Mal të zi jetojnë 30.439
shqiptarë, respektivisht 4.91% të strukturës së përgjithshme të
popullsisë.
Ndarja territoriale administrative e Malit të zi, në asnjë rast nuk ka pasur në konsideratë rajonet e banuara me shqiptarë, kurse përpjekjet aktuale për një vetëqeverisje në Komunën Urbane të Tuzit e cila është në kuadër të Podgoricës, tregojnë se sa i ndjeshëm është pushteti malazias në këtë drejtim.
Politologu Mentor Tahiri, thekson se, në aspektin praktik kjo ndarje, pamundëson që shqiptarët të vetëqeverisen qoftë edhe me ato pak kompetenca të pushtetit lokal, gjë qe shkakton zvogëlimin e numrit të banorëve, braktisjen e fshatrave, ngase pushtetet aktuale komunale sikurse edhe vetë pushteti qendrorë me qasjen e tij e drejton një rrjedhë të tillë të rrethanave me politikat e tij politike, ekonomike, sociale dhe demografike.
“Gjuha shqipe ka përdorim zyrtar në dy njësitë e pushteti lokal ku shqiptarët përbëjnë shumicën (Ulqin dhe KU Tuz), kurse përdorimi i gjuhës në njësi tjera të pushtetit lokal është plotësisht i deinstitucionalizuar duke dhënë rezultate konkrete në procesin e asimilimit gjuhësor si në rastin e Plavë-Gucisë dhe Rozhajës.
Ky asimilim gjuhësor e drejton njëkohësisht procesin drejt asimilimit etnik, gjë qe pasqyrohet në strukturën e popullsisë në komuna, të cilat kanë qenë tradicionalisht shqiptare. Pushteti aktual në pamundësi për të zhvilluar një politikë të hapur të “malazezizimit” të shqiptarëve, po inkurajon një politikë perfide të “boshnjakizimit” duke qenë ky një proces më i lehtë dhe i cili nuk kërkon ndryshimin e aspekteve sociale dhe religjioze të jetës së individit dhe kolektivit. Shqiptarët në Mal të zi jetojnë në trojet e tyre, vazhdimësi e hapësirës etnike të banuar me shqiptarë e cila kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës duke filluar nga Ulqini deri në Rozhajës. Brenda vetë kufijve politik të Malit të zi, ndonëse komponentë përbërëse e truallit autokton shqiptar, trojet shqiptare në Mal të zi janë të ndara fizikisht në katër rajone gjeografike, të cilat janë të shkëputura dhe pa vazhdimësi territoriale brenda Malit të zi, si rezultat i tkurrjes së hapësirës etnike me shqiptarë në procese historike duke filluar nga Kongresi i Berlinit me 1878 kur Malit të zi i dhurohen Podgorica, Shpuza, Virpazari, Tivari, etj.”, thotë politologu për gazetën “Bota sot”.
Sipas tij, këto rajone të sotme janë: 1. Ulqini, Ana e malit, Kraja; 2. Malësia e madhe; 3. Plava dhe Gucia; 4. Vendbanimet shqiptare në Komunën e Rozhajës.
“Të dhëna numerike zyrtare flasin për rënien e përqindjes së popullsisë e cila deklarohet etnikisht si shqiptare dhe veçanërisht bie në sy zvogëlimi i popullsisë shqiptare në Tivar (Krajë) si pasojë e emigrimit dhe në Plavë-Guci ku krahas emigrimit vazhdon edhe procesi i asimilimit etnik dhe gjuhësor. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, shqiptarët kanë pjesëmarrje në strukturën e popullsisë në komuna, si vijon: Ulqin 70.66%; Plavë 18.88%; Tivar 5.98%; Podgoricë 5.13%; Rozhajë 5.04%.
Partitë politike shqiptare në Mal të zi, me përjashtim të iniciativave fillestare në vitet e hershme të 90-ta, nuk kanë një qëndrim në lidhje me avancimin e pozitës së shqiptarëve si dhe të gjuhës shqipe jashtë kornizave aktuale institucionale. Në vetë Kushtetutën e Malit të zi, i vetmi rast kur ndonjë nen i referohet shqiptarëve, është ai 13 i cili saktëson se në përdorim zyrtar në Mal të zi, është edhe gjuha shqipe”, thotë ai.
Politologu Tahiri thekson se deri tani është shpalosur një Platformë politike për definimin e statusit të shqiptarëve në Mal të zi. Ajo parashikon krijimin e një rajoni me nivel të vetëqeverisjes në përputhje me Kartën Evropiane të vetëqeverisje. Ky rajoni do të ishte në nivelin hierarkik të organizimit të pushteteve, i vendosur ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Gjithashtu parashihet që ai të veprojë si një mekanizëm i vetëm, në cilësinë e Këshillit Nacional Shqiptar në raport me organet shtetërore.
“Në Platformën e botuar në vitin 2004 nga autori Dr. Martin Berishaj, parashihet një vetëqeverisje rajonale e ngjashme me atë në Tirolin e jugut. Në këtë relacion diferencat kryesore me Tirolin e jugut si model qëndrojnë tek organet e rajonit vetëqeverisës, më saktësisht te terminologjia me të cilën janë emëruar organet e rajonit. Si organe të rajonit, në nenin 29 të propozim-statutit përmenden: Kuvendi i Rajonit si legjislativ, Pleqësia e Rajonit si ekzekutivi rajonal, si dhe Prefekti”, thotë Mentor Tahiri.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *