Gjatë kësaj jave pothuajse në të gjitha mediat shqiptare në Kosovë
dhe Shqipëri, ka patur një temë të nxehtë diskutimi. Ajo e rolit të ish
Presidentit Rugova dhe kontributit të tij në Pavarësinë e Kosovës.
Debate të ashpra janë zhvilluar në distancë kryesisht midis Kryeminstrit
aktual të Kosovës Z. Mustafa (Lider I LDK-së) dhe ish shefit të SHIK-ut
Z. Fatos Klosi, pa lënë mënjanë përfshirjen e shumë personaliteteve të
jetës politike të të dy shteteve dhe deri tek ish-truproja I Sali
Berishës, Z. Izet Haxhia.
Qëllimi I kësaj përplasjeje ka qënë padyshim zbehja e punës dhe veprës së Rugoves në shkeputjen e Kosovës nga kthetrat e shovinistëve serbë. Me akuza dhe kunder-akuza shumëkush u mundua të përfshijë elitat politike shqiptare , si edhe vetë shtetin shqiptar si sabotator I kauzës së Kosovës.
Po ku e ka zanafillën e gjithë kjo histori ? Padyshim jo në vitin e mbrapshtë 98-99…
Portali www.everteta.al ka kontaktuar me historianin dhe studiuesin e çështjeve të rajonit, publicistin Z. Arben Llalla. I pyetur se për çfarë mund të prononcohej Llalla rreth kësaj çështje, ai deklaron dhe hedh poshtë zërat që ngrihen kundër ish Presidentit Rugova.
“Nuk mund të hidhet poshtë roli dhe kontributi I Rugovës, apo të spekulohet duke I vënë lloj-lloj epitetesh deri sabotator e frikacak. Ata që kanë folur dhe vazhdojnë të flasin kundër tij…bejnë mire të rishikojnë qëndrimet dhe deklaratat e tyre, pasi historia flet me fakte dhe logjikë njëkohësisht”, shprehet Llalla.
Historiani Llalla nxjerr nga arkivat e tij ekskluzivisht për “E Vërteta.al” një foto të rrallë bërë më korrik të 1990-ës në SHBA, në kohën kur u hodhën themelet e para drejt pavarësisë së Kosovës nga ish-Jugosllavia. Në atë takim kanë qënë të pranishëm Z. Ibrahim Rugova, Z. Qosja, Dioguardi, At Antonio Belushi dhe shumë personalitete të tjerë të Diasporës.
Formacioni i forte shqiptar ne Kongresin Amerikan ne kerkim te Pavaresise se Kosoves – ne Washington DC ne prill te vitit 1990…!!!
Me ne krye Presidentin Rugova, krytarin e Forumit Intelektual shqiptar akademik Rexhep Qosjen, kryetaren burrerore te grave Luljeta Pula, kryetarin e Sindikatave Hajrullah Goranin, kryetarin e Helsinkit Gazmend Pula, dhe shuma e shume burra te forte, me kongresistin Joe DioGardi ne udheheqje te Liges Shqiptaro-Amerikane …!!!
Llalla thekson se shteti shqiptar heshti në mënyrë të turpshme dhe të pakuptueshme njëkohësisht duke mos I dhënë rëndësinë e duhur historike atij takimi…
Kjo foto publikohet për here të pare nga “E Vërteta.al”, dhe Llalla ja dedikon të gjithë dashakeqësve të Rugovës dhe I fton të mbyllin gojën…
Ps. – Madje këtë fakt historik e përforcon edhe studiuesi tjetër Z. Ridvan Muslija që shton se: Edhe në vitin 1990 ambasadat në Tiranë u hapen me urdhër të Ramiz Alisë për të bërë zhurmë ndërkombëtare për Tiranen zyrtare dhe për ti lënë dorë të lirë Serbisë që të shtypte kosovarët që shpallen pavarësinë në Kaçanik me 2 Qershor …
E Vërteta.al

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *