Portali “E Vërteta” publikoi lajmin se në jug të vendit ka patur lëvizje të ish ushtarakëve të lartë grekë në bashkëpunin me organizata anti-shqiptare që punojnë për aneksimin e trojeve shqiptare nën pretendimin absurd të ashtuquajtur “Vorio Epir”. Së bashku me ta kanë qënë edhe politikanë nga rradhët e partive minoritare që janë në skenën politike shqiptare, ku ndër ta spikat edhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë njëherësh kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.Grekët mësyjnë në Jug / Ja kush janë gjeneralët grek që kanë lëvizur në Shqipëri
Drejtuesit e minoritetit grek kontakte me ushtarakë të lartë të ushtrisë greke.
Nga Arben LLALLA
Prej disa vitesh trupat paraushtarake greke të grupuar në organizata të ndryshme kanë hyrë disa herë në Shqipëri si në Polenë, Korçë, Pogradec dhe në tërë jugun. Vetëm në 10 muajt e fundit ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-Shef Shtabi i Ushtrisë greke për disa vite Frangos Frangulis ka hyrë me rroba civile dy herë në Shqipëri. Dy herë brenda 10 muajve ka hyrë edhe ushtaraku i lartë i pensionuar Andonios L. Vasileos.
Frangos Frangulis ka lindur në Komotini, në një vend të Greqisë ku banojnë myslimanë me origjinë turke, shqiptare dhe pomake. Për shumë vite ai ka qenë Atashe Ushtarak në Turqi. Frangos Frangulis nga viti 2009 deri më 2011, ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Greke. Në Dhjetor 2011, ai u paraqit në Gjykatë për të dhënë dëshminë si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë për 39 ushtarët grek të cilët gjatë paradës ushtarake më 25 Mars 2010 kënduan këngë raciste ndaj shqiptarëve, turqve dhe emigrantëve të huaj që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Ka qenë vetëm një muaj Ministër i Mbrojtjes së Greqisë, 12 Maj-12 Qershor 2012. Pasi u lirua nga rroba ushtarake gjenerali në pension, Frangos Frangulis filloj të marrë pjesë në aktivitetet që organizonin shoqatat ekstremiste greke dhe të minoritetit grek me temë aneksimin e jugut të Shqipërisë. Frangulis ka vizituar disa herë jugun e Shqipërisë këto muajt e fundit. Nuk dihet se në çfarë cilësie një ushtarak i lartë i Greqisë dhe që mban ende Ligjin e Luftës lëviz në zona ku jeton minoriteti grek me shqiptarët në paqe?
Frangos Frangulis gjatë vizitave në Shqipëri është takuar edhe me drejtuesit më të lartë të shoqatave dhe të minoritetit grek.
Më 17 Maj 2015, në përvjetorin e 101 të aneksimit të Jugut të Shqipërisë, kryetari i OMONIA Leonidha Papa në Delvinaq, afër kufirit greko-shqiptar bëri një takim me Andonios L. Vasileos, i cili ka patur detyra të larta në Ministrinë e Mbrojtjes së Greqisë si shef i zyrës së klasit parë në Shtabin e Përgjithshëm. Vasileos është ekspertë i lartë i programeve kompjuterike dhe i hartimit të kufirit detar. Për katër vite ai ka udhëhequr prezantimet për çështjet kufitare detare. Ka qenë dhe koordinator për siguri dhe menaxhim të krizave në Institutin për studime gjeopolitike. Jeton dhe vepron në Janinë. Ekzistojnë të dhëna se Andonios Vasileos ka vizituar jugun e Shqipërisë të paktën dy herë brenda vitit 2014-2015.
Të gjithë këto aktivitete të ushtarakëve të lartë grek nuk bëhet për të çliruar Vorio Epirin, por për të provokuar një luftë të kontrolluar në jug me qëllim që të hyjnë forcat ushtarake ndërkombëtare dhe më tej Greqia të ketë dorën e lirë për të grabitur rreth 300 miliard euro rezerva nafte dhe gazi natyror që gjenden në detin Jon, pjesë që i takojnë Shqipërisë.
LUFTË PËR DETIN JON
Revista greke e shtatorit 2011, “Bilanci ushtarak dhe gjeopolitika”, shkruan me shkronja të mëdha: “Luftë në Jon, operacioni ‘Skenderbeis’”. Autor i këtij shkrimi është Joani S. Theodhoratu, i cili shkruan për interesat strategjike në detin Jon dhe Adriatik, ku ka rezerva të mëdha gazi, nafte dhe kalimi i tubacioneve që do të furnizojë Europën për shumë vite. Revista i kushton 10 faqe marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë. Autori thotë se interesat e Greqisë për këtë zonë po pengohen nga ana e turqve, që tashmë kanë një aleancë ushtarake afatgjatë me Shqipërinë.
Si pasojë e mosfunksionimit në detin Jon e marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe pse Greqia ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, grekët janë të bindur se Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saj në këtë rast. Autori ndër të tjera shkruan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke shfaqur shqetësimet e Athinës, e cila prej 20 vitesh strehon mijëra shqiptarë emigrantë ekonomikë dhe është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri.
Rezervat e naftës dhe gazit
Në studimin e tij, gjeologu dhe ekonomisti i energjetikës greke dr. Kostandinos A. Nikolas, ka shkruar se në detin Jon, Qipro dhe Kretë gjenden rezerva nafte dhe gazi natyror. Gazeta “Avriani” shkruante se Greqia mund të përfitojë afro 700 miliardë euro me nënshkrimin e marrëveshjes me EEZ. Nikolas kërkon të bëhen hetime në këto zona detare për burimet e hidrokarbureve. Shkencëtari në fjalë bën një pasqyrë historike të problemeve të Greqisë me kufirin detar që ka ndër vite të pazgjidhur me Shqipërinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, ndërsa me Italinë e ka zgjidhur në vitin 1978. Sipas tij, më 1994-n Shqipëria dhe Greqia ishin shumë afër për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar, por autoritetet shqiptare nuk lëshuan pe, ishin më të ashpra dhe Greqia nënshkroi që blloku i zonës 5 Hamilton në detin Jon t’i takojë Shqipërisë. “Pas 15 vitesh Greqia mundi të nënshkruante një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për zonën 5 afër ishullit të Korfuzit, por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi këtë marrëveshje”, shkruan dr. Kostandinos sa i përket kufirit detar me Shqipërinë.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *