Tuesday, September 22, 2015

Peticion në rrjet për largimin e Janullatosit nga Shqipëria

Një peticion që ka nisur të qarkullojë së fundmi në internet kërkon largimin e Anastas Janullatosit nga kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare.

Shoqatat mbështetëse të këtij peticioni janë: FOLEJA KOMBETARE SHQIPTARE, Associazione Immigrati Multietnica la Realtà, Associazione Albania Culturale Europea, Federata e shoqatave shqipetare ne Itali, Lidhja Kulturore Gjergj Deda shqipetaret neper Bote, Grupi patriotik e atdhetare shqipetare, Kombi mbi interesa politike e fetare, e grupe te tjera kulturore mbeshtesim kete kete peticion per largimin e kryepeshkopit te besimit ortodoks Anastas Janullatosit nga Shqiperia.
Në tekstin e peticionit shkruhet se “KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE ESHTE NJE DHE E PA NDARE . AJO U THEMELUA NGA NOLI I MADH ..!CDO PERPJEKJE NGA KUSHDO QOFTE ME DHE PA PETKUN FETAR , PER TE ANASHKALUAR KETE FAKT HISTORIK PER ORTHODHOKSINE E SHQIPERISE DUHET TE DEMASKOHET ..!SIPAS KANUNEVE KISHTARE ANASTAS JANULLATOSI KA SHKELUR NE FLAGRANCE LIGJET KISHTARE TE F.S.NOLI.”.
Deri në momentin që shkruajmë janë arritur mbi 300 nënshkrime nga 1,000,000 miljon që janë vendosur si objektiv.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *